Home KRYESORE “Zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike”, Partia Demokratike bën njoftimin...

“Zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike”, Partia Demokratike bën njoftimin për Kuvendin e 2 shtatorit: Të kthehemi në alternativën që shqiptarët meritojnë

Postimi: Të shtunën, 2 shtator, ora 10:00  Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë🇦🇱

Share: