Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Në kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam vijuar të ndjek me interes të shtuar mbi 550 ditëluftime të përgjakshme në fushbetejën e/për Ukrainës/n. Në të njejtën kohë kam ndarë/publikuar disa 10-ra vlerësimestrategjike jo vetëm në median brënda/jashtë vendit por edhe me koleg/peronalitete të sigurisë në konferenca dhe panelediskutimi të Këshillit të Atlantikut dhe Institutit të Luftës në Washington; Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër,Paris, Sofie, Prishtinë, Kolegjin e NATO-s Romë, etj.
Nga ana tjetër, pa pretenduar kurrësesi të “privatizoj të vërtetënshteruese” kam refuzuar me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasëegocentrike“, pasi, kurrësesi nuk kam kohë të shpërdoroj me shterpësinë e mendimit të “kuvendarëve të emëruar“; dalldisjet e analistëve të gjithëditur dhe rambo-sekserëve të vetë-(de)graduarGjeneral, që turfullojnë nëpër banaqe mediatike për skenarë, avion, tanke, trashe, “bunkerë, atomik, rezerva strategjike dheditët e qametit“, duke e shpjeguar kështu, “luftën jo vetëm përUkrainën” me konceptet e Luftës së Dytë Botërore; të luftës sëftohtë, fushatave të Carit, në mos të kohës se gurit!
Po ashtu, pas 18 muajsh do duhet risjell në vetëdijen publike, seudhëheqës të deformuar nga paranojat e (mbi) pushtetit dhe nostalgjik të “lavdisë së ushtrisë së kuqe” në Kremlin dhe jo vetëm; politikanë të korruptuar dhe kamikazë anti-perëndimorësi dhe sekserë të interesave të oligarkisë (përfshi në Shqipëri), e mbivlerësuan fuqinë ushtarake të Rusisë me peshorentradicionale [numur tankesh; Mig/29 (pothuaj ekuivalent me F-35); numër mbushjesh/armë bërthamore, strategë mëndje-ndryshkur, etj]. Për pasojë parashikuan skenarin më ogurzi: “në mos punë javësh, maksimumi 3 muaj Rusia do ta celebronnteme lule, këngë dhe valle fitoren e lavdishme të pushtimit të Ukrainës si dhe triumfin ndaj NATO/BE.
Por falë gjakut, rezistencës heroike të Ukrainës martire si dhe mbështetjes së pakushtëzuar të Aleancës Euro-Atlantike, asgjënga këto nuk ndodhi.
Për ta thënë edhe më qartë, në vijim po paraqes: “6 betejat e humbura si dhe fundin turpëruese të Luftës që e pret Rusinë–Putiniste”:
Beteja e humbur nr.1: ka dështuar për të pushtuar për 3 muajUkrainën (as me tanke dhe raketa as me lule dhe valle), as derinë 9 Maj 2022, as mbas 18 muajsh, as nuk e ka për ta zhvilluarkurrë paradën e fitores madhështore në Kiev. Pra nuk ka mbeturmë asnjë pikëpyetje, madje as në Kremlin që e ka humbur këtëbetejë/objektiv strategjik.
Në të kundërt, mbas më shumë se 18 muaj jo vetëm që nuk kaarritur këtë objektiv, por është futur i rraskapitur në llogoret e Zaporizhia, Oblast, Klishchiivka, Bakhmut, etj duke lënë nëfushëbetejë: “rreth 30% të territoreve të pushtuara dhe të shpallura me referendume si pjesë të Mëmës-Rusi; 250 mijë të vrarë; më shumë se 5 Trilion € kosto e luftës, ose mbi 3 here mëshumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë (1.8 trilion €për 2022); duke rënuar kështu rëndë moralin e ushtrisë”!
Nga ana tjetër, duhet theksuar edhe më qartë se pavarësishtfushatave të dëshpëruara si shtet terrorist ndaj popullsisë civile, Spitaleve, Hidrocentraleve, tubacionit ndërkombëtar të amoniakut; avantazheve nga mbrojtja në bunkere/transhe për të penguar kundërofensivën e Ukrainës, Rusia ka dështuar jo vetëm për të arritur këtë objektiv strategjike (pushtimin) porbashkë me të ka humbur edhe inisjativën strategjike dheepërsinë operacionale në fushëbetejë.
Beteja e humbur nr.2: Rusia e ka humbur betejën për të sfiduarfuqinë ushtarake të NATO-s, si dhe për të kërcënuar kufijtë, interesat dhe vlerat Euro-Atlantike.
Në të kundërt, lufta jo vetëm e forcoi solidatitetin/mbështetjenpër Ukrainën dhe kohezionin mes vendeve të NATO-s, por edhei zgjeroi kufijtë e Aleancës.
Më konkretisht, NATO u zgjerua me Finlandën dhe së shpejtime Suedinë, pra arriti ne 32 ose 2 fishin e vendeve që trashëgoinga lufta e ftohtë (16 vende deri 1990), ndërsa statusi Ukrainësnë Samitin e fundit në Lisbonë, u ri-konfirmua/rrit në nivelin e “Komitetit NATO – Ukrainë” ose e thënë ndryshe me afër sëkurrë pranë anëtarësimit.
Mbas 550 ditë luftimesh të përgjakshme është vërtetuar, (ndoshta me 2-3 përjashtime nga aktorë kontravers pa intuitëstrategjike), se Rusia-Putiniste e ka humbur po ashtu betejën dhe shpresat për të minuar kohezionin mes NATO-s dhe BE, duke përdorur “gazin si armë gjeopolitike” apo duke kërcënuar (sishtet terrorist) me fuqinë bërthamore !
Në planin e mbështetjes ushtarake, deri aktualisht në terren kanëmbritur mbi 95 % e paketës së armatimeve të gjeneratës sëfundit nga SHBA, UK, Gjermania dhe nga pothuaj të gjithavendet e NATO-s (tanke Abrams, Challenger, Leopard, sistemeve Patriot, Dronë Bajraktar, Avion dhe helikopter luftimi,municione artilerie, etj), si garanci për të mbështeturkundërmësymjen e fitores së merituar të Ukrainasve, por dhe të mbështetur dhe e bekuar nga Perëndimi
Beteja e humbur nr. 3: është vetë-diskredituar dhe ka humburbetejën për të tronditur rendin dhe mekanizmat e sigurisëglobale.
Që në krye të herës, por edhe në mbi 18 muaj luftime, vërtetuanse agresioni ushtarak i Rusisë Putiniste, nuk ishte vetëm kundërsovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcënim serioz ndaj renditglobal të sigurisë, kufijve të demokracisë, si dhe ndaj interesavedhe vlerave Trans-atlantike (USA/UN/UK/NATO/BE)”.
Në të kundërt, Rusia-Putiniste gjendet sot më e izoluar dhe më ediskretituar se asnjeherë më parë në historinë e saj. Nga 195 (përfshi Kosovën) vetëm 4 shtete (Koreja e Kim-Jongut dhe 3 shtete terroriste të Afrikës) e njohën këtë aventure neo-naziste. Po për shkak të kësaj lufte rrezikon potencialisht përjashtiminnga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dheështë lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare është lëshuar “urdhërarresti për krime lufte” ndaj Putinit dhe më tej për listën e Gjeneralëve dhe oborrtarëve zullumqare rreth tij.
Beteja e humbur nr.4: jo vetëm është “zhgënjyer” por kambetur e turpëruar për të tërhequr Pekinin zyrtar në një aventurgjeostrategjike si dhe përfshirë Kinën në hapjen e një fronti të rilufte ndaj Taivanit, dhe ndoshta jo vetëm.
Në të kundërt, që në fillim të kësaj ndërmarrje kriminale (Shkurt2022), edhe pse Kina ishte kundër sanksioneve ndaj Rusisë, me qetësinë tipike Aziatike mori refuzimin diplomatik të Pekinit(Ambasadori Kinës në OKB e quajti Luftë këtë rast).
Po ashtu, është fakt që në 18 muaj, Kina nuk i ka dhënë asjëpremtim dhe as mbështetje me programe dhe armatimeushtarake Rusisë, si dhe së fundmi e paralajmëroi fort MoskënZyrtare për mos-vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, etj,
Kështu, dështuan me turp llogaritë/zvarritja djallëzore e pinjollittë KGB-së (Putinit), dhe bashkë me të, “obortarët e diplomacisëdhe gjeneralët e lemerisur” nga Putini, të cilët nga “deliri fitoressë padiskutueshme” as nuk e kishin konsideruan që “Kina nukbën lojën e askujt kur vjen fjala për interesa gjeostrategjike dhe gjeopolitike, por edhe nuk mund të jetë kurrësesi aleate e natyrshme me Rusinë në luftën kundër USA dhe BE”.
Beteja e humbur nr.5: megjithë perden e hekurt staliniste,Putinistët e kanë humbur edhe betejën për të mbajtur kohezionindhe krenarinë perandorake të kombit Rus.
Në të kundërt, 250 mijë të vrarë në fushbetejë; me shume se 5 Trilion € kosto 550 ditë/natë lufte, ose mbi 3 here më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë (2022 = 1.8 trilion €); kaleqendisur jo vetëm moralin e ushtrisë, epërsinë operacionale, iniciativën strategjike por edhe rolin dhe peshën gjeopolitike të kombit Rus.
Ndoshta për “merit të armës bollshevike të disinfornimit” ështëkrijuar një mjegullnajë rreth shpërdorimit (si limon i shtrydhur) të mercenarit/terrorist të salçiçeve (Progozhin),4 si ndërpërpjekjet djallëzore të Putinit për të rikuperuar kohezionin e kombit si dhe moralin e rrënuar të ushtrisë. Nga ana tjetër, Moska premtom se do të rekrutojë edhe 420 mijë rezervistë përnë vijën e trasheve/frontit deri në fundin e vitit, ose në palcën e dimrit 2023.
Beteja e humbur nr.6: e përsëris se fatmirësisht Rusia -Putiniste jo vetëm ka humbur edhe betejën për të ndezur njëfront të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të korruptuar si dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, apo për të ricikluar oshilacionet e Beogradit zyrtar duke kërcënuar “deri me agresion ushtarak nën ispektimin e Ambasadorit Rus në Serbi …”, jo vetëm kundër sovranitetitteritorial të Kosovës, por edhe kundër prezencës sëNATO/KFOR-it me mision atje … ?
Në përmbyllje e përsëris edhe më fortë se dështimi në 6 betejat e sipërpërmendura janë vetëm fillimi i rrokullimës drejthumbjes turpëruese të luftës që e pret Rusinë – Putiniste.
Konsideruar në këto, jam i bindur se, bashkë me humbjenturpëruese të Luftës për pushtimin e tërësisë territoriale të njëvendi sovran/Ukrainës, Rusia do të diskretitohet për rolin dhe peshën gjeopolitike në Botë, përfshi Ballkanin perëndimor,
Në shtesë, në cilësinë e ekpertit të sigurisë kombëtare, do t’ikëshilloja faktorët me peshë politike si dhe aktorët shtetërorë të Tiranës Zyrtare që: “humbja turpëruese e luftës, kolapsiekonomik dhe diskretitimi ndërkombëtare, përfshi në Ballkan qëe pret Rusinë-Putiniste, mbetet një rrethanë e favorshmegjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëKombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!
* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut;
Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:
Këshilltar i Presidentit & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.