Home KRYESORE “Agresiviteti i vrasjeve të kujton Siçilinë e viteve ’80”, analisti komenton “Metamorfozën”:...

“Agresiviteti i vrasjeve të kujton Siçilinë e viteve ’80”, analisti komenton “Metamorfozën”: U realizua falë përgjimeve nga jashtë

Analisti Mentor Kikia është shprehur se krimi në Shqipëri ka arritur të depërtojë edhe në strukturat e larta shtetërore.

Komentet Kikia i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” në News 24, ku komentoi operacionin “Metamorfoza” që çoi në pranga zyrtarë të lartë, njerëz të njohur të botës së krimit dhe biznesmen.

Ai shtoi gjithashtu se krimi është ngritur në një nivel të lartë, duke pasur bashkëpunim edhe me strukturat e policisë, gjë për të cilën tha se është tejet alarmante.

“Agresiviteti i vrasjeve të kujton Siçilinë e viteve ’80. Nuk ndodhte asgjë më shumë në Sicilinë e atyre viteve, në krahasim me këto dosje të zbuluara. Shpresoj t’i japë fund një prej ngjarjeve kriminale në Shkodër. Por është jo fort optimiste pasi u zbulua edhe falë përgjimeve që erdhën nga jashtë”, tha ndër të tjera gazetari Kikia.

Nga ana tjetër, gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani, u shpreh se dosja ‘Metamoforza’, tregoi se deri në çfarë nivelesh ka arritur të depërtojë krimi i organizuar në vend.

“Presim nga drejtues të lartë të pastrojnë krimin, por shohim që ata vetë punojnë për krimin. Pra hetimet, përgjimet treguan deri ku ka arritur të depërtojë krimi. Është një tjetër dëshmi e kriminalizimit të çdo strukture”, tha ndër të tjera ajo.

360grade.al

Share: