Nga Gurakuç Kuçi
Azerbajxhani dhe Armenia tashmë për ditën e dytë më radhë janë në luftë, azerët mund ta bëjnë një invazion potencialisht edhe në shkallë të gjerë duke e pushtuar të gjithë Armeninë. Këto dy shtete ishin shumë afër paqes, kur Armenia pranoi që rajoni i njohur si malet e Karabakhut të mbetet nën sovranitetit e Azerbajxhanit por që korridori i Lashinit të jetë i hapur. Mirëpo, kjo nuk solli paqe, Armenia nuk i ofroi qasje më të mirë Azerbajxhanit në korridorin e Zangezurit dhe enklavës së Nakshivanit në kufi me Iranin edhe pse kjo ishte pjesë e paqes së vitit 2020.
Armenia në shtator të këtij viti kishte marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët ushtarak me SHBA-në, që i bie rreth një vit pas invazionit të Azerbejxhanit që kishte ndërmarrë me 11 shtator 2022. Mirëpo aleatin më të mirë tani për tani azerët e kanë Iranin pasi Rusia është e zënë në Ukrainë dhe nuk do dëshironte të përplasej me Turqinë e cila është pro Azerbajxhanit. Irani së fundi ka bërë një marrëveshje për rritjen e prodhimit të naftës me SHBA-në dhe shkëmbimin e disa pengjeve, përderisa Rusia dhe Arabia Saudite në anën tjetër janë përgjigjur me shkurtimin e prodhimit.
Mirëpo, në Iran 1/3 e popullsisë janë azer dhe këta të fundit kanë përkrahje edhe nga Izraeli e Turqia edhe pse religjioni i tyre është mysliman shia.
Izraeli e ka ndihmuar Azerbajxhanin të ndërtoi kapacitete ushtarake që nga 1990, Izraeli si duket nxiti protestat në Iran anti-hixhab.
Armenia ka një përkrahje nga Rusia, përkrahje të lodhtë nga BE-ja e cila hoqi dorë nga anëtarësimi i saj në këtë organ, dhe një përkrahje nga India.
Pra, Armenia vështirë se mund të llogarisë në përkrahjen e Rusisë, Indisë, Iranit apo BE-së, dhe këtu mund të ndërhyj vetëm SHBA-ja sikur në rastin e Bosnjës (boshnjakët ishin lënë nga të gjithë evropianët vetëm).
Në këtë përplasje brenda përplasjeve kush po i nxitë këto palë që të shkojnë drejt luftës? A janë llogaritë e tyre bazuar në strategji të huaja apo interesa të brendshme?
Rusia si ndërmjetësues pothuajse është tërhequr bashkë me trupat e saj në korridorin e Lashinit!
Gjendja e atjeshme pas luftës që po ndodhë në Ukrainë, sikur po jep sinjal që vatra e radhës për luftë mund të jetë Kosova!
Kush po i nxit dhe përgatit këto mendësi të hyjnë në luftë në kohën e shakullimave gjeopolitike?
Nëse lufta është mjeti i vetëm e vendeve si Kosova, Serbia, Armenia e Azerbejxhani, fitorja u takon vetëm fuqive të mëdha!
*Ky është një opinion të cilin portali Perqasje.com zgjedh ta publikoj duke kujtuar që publikimi nuk përfaqëson domozdoshmërisht politikën tonë redaksionale!