Ditën e nesërme, në 5 shtator, dy grupime të Partisë Demokratike do të zhvillojnë mbledhje të ndryshme.
Gazment Bardhi më herët kishte njoftuar se do të zhvillonte një takim me deputetët, ku ftesën e konfirmoi sot edhe Sali Berisha. Takimi do të mbahet në orën 12 dhe ka si qëllim unifikimin e aksionit opozitar.
Gjithashtu në këtë mbledhje janë ftuar edhe aleatët Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka e Fatmir Mediu të cilët në 25 prill u zgjodhën deputetë si pjesë e koalicionit me PD.
Ndërsa sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar se në orën 11 ditën e nesër do të zhvillojë nje mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve.
Në Kuvendin Kombëtar që Lulzim Basha thirri të shtunën shkarkoi nga posti i kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhin dhe këtë detyrë e mori përkohësisht vetë Basha.
360grade.al