Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë.https://fe46ede87557289ec2d0532f8332c4a7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Në takimin e organizuar vetëm një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar kanë marrë pjesë 19 anëtarë, 5 prej të cilëve janë online.
- Lulzim Basha
- Arbi Agalliu
- Mirela Karabina
- Taulant Zeneli
- Endri Hasa
- Kreshnik Collaku
- Roland Bejko
- Gentian Gaba
- Fitim Zekthi
- Indrit Sefa
- Gazmend Koduzi
- Xhemal Gjunkshi
- Taulanda Jupi
- Orjola Pampuri
- Agron Kapllanaj (I pranishëm online)
- Jemin Gjana (I pranishëm online)
- Merita Bakiu (E pranishme online)
- Enkelejd Alibeaj (I pranishëm online)
- Flutura Açka (E pranishme online)
Vlen të theksohet se, Partia Demokratike e Lulzim Bashës mblodhi këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, me pjesëmarrjen e 4254 delegatëve, për të miratuar ndryshimet nen për nen për funksionimin e statutit të kësaj force politike.https://fe46ede87557289ec2d0532f8332c4a7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Bashës, edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar. Ky vendim nuk u prit mirë nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhin, njëherazi kundërshtar i rikthimit të Bashës në mandatin e katërt në krye të PD-së, i cili ka nisur sot përpjekjet për një bashkim të deputetëve demokratë në Kuvendin e Shqipërisë.
Një tjetër ndryshim i miratuar është përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve ata që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, që do të thotë pastrimi i partisë nga mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel