Gjatë një interviste televizive analisti Spartak Ngjela ka folur në lidhje me ndryshimet e bëra ditën e djeshme në Asamblenë e PS, e cila ishte paralajmëruar prej ditësh nga kryeministri Edi Rama.
Analisti Ngjela tha se Rama në këtë fjalim, ndryshe nga të tjerët, ka qenë i drejtëpërdrejtë dhe pa sorollatje.
Ai mendon se Rama mund të ketë marrë informacione nga ndërkombëtarët ose SPAK, dhe ka bërë këto lëvizje.
“Rama nuk ka përgjegjësi morale për x dhe y, Rama ka përgjegjësi ligjore për qeverinë. Sot ai e nxori në sistem atë që ai ua ka thënë atyre në mënyrë sporadike.
Ky është fjalimi i parë që kam dëgjuar nga Rama. Më ka tërhequr që nga fraza e parë. Nuk kishte sorollatje në kavanishte, ishte i drejtpërdrejte dhe kuptohet që ka një sistem të brendshëm.
Nga fjalimi kuptova që ka krijuar një sistem të brendshëm për goditjen e korrupsionit. Si duket i kanë ardhur të dhëna nga ndërkombëtarët ose nga SPAK-u.
Ky është kryeministri i parë që flet për goditjen anti-korrupsion. Nuk ishte shumë i qetë. Fjalët që tha ishin shumë të rënda. Ky indirekt, tha se nuk do merret fare me SPAK, por kush ka “futur duart” do mbajë përgjegjësi”, tha Ngjela.
360grade.al