Nga Refik Hasani
Sot, aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc
“Respektojeni kushtetutën” ishte thirrja që i bëmë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë:
“Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale”.
Numri i policëve, Gjykatësve, Prokurorve dhe në përgjithësi administratë lokale dhe qendrore i shqiptarëve është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit.
As edhe një polic, Gjykatës apo Prokuror i pranuar në vitet e fundit nga komuniteti shqiptar.
I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta kenë vëmendjen tek gjendja e shqiptarëve në Krahinën që përfshin Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë, e mos të flasim në Krahinën e Sanxhakut apo gjithandej Serbisë e Vojvodinë.
Ku diskriminimini ka prekur kufinjtë e segregacionit dhe racizmit.