Home KRYESORE “Do ketë një votë të dytë për kryeministër”- Berisha zbulon çfarë ndodh...

“Do ketë një votë të dytë për kryeministër”- Berisha zbulon çfarë ndodh nëse fiton zgjedhjet përballë Ramës dhe si do të përcaktohet kreu i Grupit të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nëse fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Edi Rama, atëherë do të ketë edhe një votim të dytë për emrin e kryeministrit.

Komentet Berisha i bëri gjatë një interviste në Syri TV, ku tha se ai do të kërkojë mendimin e shqiptarëve nëse do të mbajë postin e kryeministrit nëse fiton zgjedhjet, ose jo.

Berisha foli edhe për emrin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, për të cilin tha se do të bëhet i ditur në takimet pasardhëse mes deputetëve dhe do të zgjidhet nga vetë deputetët.

“Kur Sali Berisha të fitojë zgjedhjet, do ketë një votë të dytë për kryeministër. Pastaj nëse e votojnë shqiptarët… Duke patur parasysh se ekziston ky problem, unë do pyes qytetarët shqiptarë. Po fitova zgjedhejt.. 100 % që do i fitoj zgjedhjet. Po të ngrihemi ne në një lëvizje të qëndrueshme, Rama ia mbath si Arben Ahmetaj. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të përcaktohet në takimet progressive të ardhshme. Kryetarin e Grupit Parlamentar do e zgjedhin deputetët e PD. Do vijojnë takimet, kanë një pozitivitet të padiskutueshëm”, është shprehur Berisha.

Share: