Home KRYESORE Edona “Pullumbesha e Kafazit”, që nuk e ndryshoi dot partinë socialiste, por...

Edona “Pullumbesha e Kafazit”, që nuk e ndryshoi dot partinë socialiste, por dje fitoi lirinë!

Nga Irena Beqiraj

Edona “Pullumbesha e Kafazit”, që nuk e ndryshoi dot partinë socialiste, por dje fitoi lirinë !

“Vajza e para e listës së Shkodrës është yll edhe nuk mund ti themi shko regjistrohu tek baza e partisë, e ta torturojmë atje . Partia duhet hapur . Partia duhet bërë si Edona edhe jo Edona si partia socialiste”. Kështu e prezantoi Kryetari Edonën në 2021 të cilën dje e shkarkoi pa ja zenë emrin në gojë.

Edona nuk mund të bëhej si Partia Socialiste dhe as Partia Socialiste nuk mund të bëhej si ajo .Edona ishte një shtojcë, e katapultuar në majë, pa peshë politike gravitacionale , një trup i huaj e cila ju ngjit me vinovilin e vendimarrjes së kryetarit të partisë majës së drejtimit të saj . Edona nuk kishte lidhje as me hapjen e as me pulsin e partisë.

Ajo ishte “balonë në ngritje”, e cila si shumë të tjerë “gënjeu veten” se vetëm me mbështetjen e Kryetarit mund të shëndrohej në “yllin shkëlqyes ” të partisë .Ndërkohë që emri i saj, profili i saj i fryrë me kast, u hodh si penel i freskët në tablonë e një modeli të vjetëruar tanimë .

Modelit I pari nuk ndryshon , por ndryshojnë “të besuarit e tij”, i duhen gjithmonë ” të besuar të rinj të palodhur , joqejfmbetur , mundësisht të panjohur, që mjafton tu përgëdhelësh egon me fjalinë ” duam të behemi ne si ty ” , edhe ato jane të gatshëm të behën fasada e një ngrehinë të rënuar nën një drejtim të rezauruar.

Kjo qasje shërben edhe si frenë për antarët e bazës , duke ju cuar aty mesazhin e qartë , mos ushqeni as një iluzion se këtu nuk jeni për të berë karrierë politike por jeni thjesht mercenarë të ushtrisë elektorale të cilët ne rast fitoreje paguhen me vende pune .

Sot me vjen keq për Edonen, të cilën e kam shpotisur, ndonjëherë në statuset e mia. Dje as emrin nuk ja zuri njëri në gojë . Nesër nuk do të jetë më as deputete .
Procesi i detoksikimit nga adrenalina e pushtetit do të jetë i gjatë edhe i mundimshëm. Pranimi që ti ishe një njeri krejt i zakonshëm , që u duheshe në një kohë e moment të caktuar , është torturues . Ti mesosh vetes qe nuk ke asnje arritje personale në pozicionet që ke pasur apo ke në parlament , është nje tjetër luftë me tiranin brenda teje, egon .

Por sado e vështirë të të duket sot Edonë, ka jetë shumë më të bukur përtej qeverisë edhe partisë socialiste , megjithëse e ndryshme . Sot ne vend që të vajtosh për jetën e “pullumbeshës se kafazit” , uroj të shohësh mundësinë qe të jetosh e të fluturosh e lirë!

Share: