Home Gjeo-Ekonomia Gazetari i njohur rus: Ky është lojtari i Kremlinit në Ballkan…

Gazetari i njohur rus: Ky është lojtari i Kremlinit në Ballkan…

Nuk mendoj se Rusia është e interesuar për një luftë tjetër në Bosnje, por Kremlini me siguri kujdeset për faktin se në Ballkan gjithmonë të ketë një zjarr gati për t’u ndezur. Kjo e rrit rëndësinë e Moskës si një faktor i fuqishëm politik, thotë gazetari i njohur rus, ushtrues detyre i drejtorit rajonal të Radios Evropa e Lirë për Rusinë, Andrey Shary, në një intervistë për Fena-n.

Gjatë viteve 1990, ai ishte korrespondent i redaksisë ruse të Radios Evropa e Lirë nga Kroacia dhe Bosnja dhe është autor i disa librave për Ballkanin dhe ish-Jugosllavinë.

Ai kujton se Kremlini pretendon se po bën një luftë jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë botës perëndimore.

“Kjo do të thotë, paksa e thjeshtuar, gjithçka që është e keqe për Perëndimin si e tillë, tani është e mirë për Rusinë e Putinit. Moska e sheh Bosnjen si një projekt perëndimor, gjë që nuk ishte rasti në vitet 1990, kur Moska të paktën u përpoq të luante një rol pozitiv në rajon. Ndaj, nëse Bosnja do të copëtohet, do të jetë një fitim për Kremlinin. Parimi është cinik”, thotë Shary.

I pyetur për të komentuar marrëdhëniet midis Rusisë dhe presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, Shary thotë se Dodik ka shumë vite që luan rolin e një lojtari të Kremlinit në Ballkan.

Nga pikëpamja politike, është dora e fundit e zgjatur e Putinit në ish-Jugosllavi, por edhe në të gjithë zonën rajonale. Është një taktikë e njohur. Në vende të ndryshme të Evropës, Rusia kishte ose ka ende njerëzit e saj”,

Duke folur së fundi për atë që Perëndimi po bën për të parandaluar ndikimin negativ rus dhe nëse po bën mjaftueshëm, Shary thotë se Perëndimi po bën atë që mundet.

360grade.al

Share: