Home Gjeo-Ekonomia Gjendja e jashtëzakonshme në Lampedusa, Meloni dhe von der Leyen do të...

Gjendja e jashtëzakonshme në Lampedusa, Meloni dhe von der Leyen do të vizitojnë ishullin të dielën

Gjendja e jashtëzakonshme në Lampedusa, Meloni dhe von der Leyen do të vizitojnë ishullin të dielën

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të udhëtojë të dielën, së bashku me kryeministren italiane Giorgia Meloni, në ishullin Lampedusa, ku mbërritën mijëra emigrantë këtë javë.

Meloni apeloi për ndihmë nga Brukseli pas mbërritjes këtë javë me varkë të rreth 8500 njerëzve në tre ditë në këtë ishull të vogël italian të Mesdheut, që ndodhet 145 kilometra larg brigjeve të Tunizisë.

Siç tha përfaqësuesi i von der Leyen për Agjencinë Gjermane, presidentja e Komisionit do të shkojë sot në Itali, ku fillimisht do të takohet me Melonin në Romë dhe më pas do të vizitojnë së bashku Lampedusën.

Të premten, Meloni ftoi von der Leyen në Lampeduza për të konstatuar “seriozitetin e situatës” me të cilën po përballet Italia.

360grade.al

Share: