Home Gjeo-Ekonomia Kah po shkon Kosova? Nga Muhamet Kelmendi

Kah po shkon Kosova? Nga Muhamet Kelmendi

Ne dy konferencat e fundit te kreut te Qeverise se Kosoves, z.Albin Kurti, u tregua qarte pozita e Kosoves ne dialog dhe qendrimet e ndermjeteseve.

Z.Kurti akuzoi kryesisht z.Lajqak si ndermjetes qe e mbane anen e shtetit serb dhe si mashtrues e genjeshtar.

Qendrimet e tilla, duke treguar se ne 14 shtetor,ne Bruxel, doli z.Lajqak me qendrimin serb ne dialog, duke kerkuar Asociacionin e komunave me shumice serbe, qe eshte kerkese e shtetit serb, ne vend te respektimit te Marreveshjes se Bruxelit dhe te Aneksit te Ohrit, tregoi animin e drejteperdrejte te z.Lajqak nga ana e Beogradit.

Z.Lajqak. thote Kurti, genjeu ne takim ne Bruxel.
Ai tha se ka bere Serbia kerkese. Kete e kerkova une. E kerkoi dhe z.Borel. Tha, se e ka. Ia kerkova. Vetem pas perfundimit mu dha nje shkrese e korrikut,e cila nuk ishte kerkese. Flitej vetem per Asociacion. Ishte anglisht dhe ne cirilisht.

Z.Lajqak e morri qendrimin serb per Asociacion, si vij te kuqe, dhe e paraqiti ne dialogim si qendrim te UE-se.

Qendrimi i tille akuzues tregon se Qeveria e Kosoves me ndermjetes z.Lajqak, madje edhe Borel, nuk she mundesi per te dialoguar dhe realizuar marreveshjet.
Cfare do te behet?

  1. UE mund te paralizon te teresi dialogimin deri ne zgjedhjet e reja.
  2. UE e vazhdon dialogimin, pa kontakte te drejtperdrejte ne mes pakeve, si dhe me a pa z.Lajqak.
  3. SHBA-te e marrin rrolin udheheqes.
    Ne kuader te gjendjes se krijuar eshte shume veshtire te paramendohet ndonje takim i z.Kurti me z.Lajqak. Ne pozite me te mire nuk eshte as gjendja me z.Borel. Me te dyte ka veshtiresi te takimit.
    Natyrisht se mund te kalon dialogimi te Presidentja.
    Kjo varet nga Qeveria Kurti II.
    Po keshtu, per shkak te kesaj gjendjeje dhe kerkeses eksplicite te SHBA-se dhe te UE-se per Asociacion, vendi mund te shkon ne zgjedhje te reja.
    Z.Kurti nuk mund te mendon qe te mbetet firma e tij ne Marreveshje per Asociacionin e komunave me shumice serbe ne Kosove. Kjo, eshte per z.Kurti, kundruall qendrimeve te prera kunder “zajednices” dhe angazhimit te tij politike dhe ne terren, vdekjeprurese.
    Kete nuk e bene z.Kurti.
    Mbeten zgjedhjet e reja.
Share: