Home KRYESORE Kokalari i kthehet ashpër Bardhit: Je vemje e hipokrit po aq sa...

Kokalari i kthehet ashpër Bardhit: Je vemje e hipokrit po aq sa vetë Berisha

Aktivistja shqiptaro amerikane, Evi Kokalari, ish-mbështetëse e Berishës, ka reaguar ashpër ndaj iniciativës së Gazment Bardhit për të bashkuar grupin parlamentar të PD-së.

Duke e quajtur hipokrit, Kokalari akuzon Bardhin si një ndër personat që punonte me grupimin e Alibeajt për ‘’ t’i hapur varrin Sali Berishës’’.

Në fund të reagimit deklaron se të gjithë deputetët e PD-së që i quan “vemje të ulëta” do të zëvendësohen në
zgjedhjet e 2025-ës.

‘O Gaz Bardhi, po ty do të të besojmë ne? Përpara zgjedhjeve të 14 Majit, ti ishe në komunikim të vazhdueshëm me Këlliçin, dhe me një grup të vogël brenda rithemelimit, por dhe brenda PD së Alibeajt, ju po i hapnit varrin Berishës mbas humbjes që ju e dinit ishte e sigurt në 14 Maj.

Naiviteti im që mendova se do bashkoheshit me Berishës vetëm e vetëm që rithemelimi të hynte në garë me logon e PD zyrtare dhe jo Ilir Metën.

Sapo u kthye Lulzim Basha në PD, që në fakt ty të dha jetë, dhe mbas dy vitesh që e luftove rithemelimin, po mbledh ti deputët e opozitës? Ne fakt ti je po aq hipokrit sa vetë Berisha. Dhe fakt mbetet vetëm një:

Ju të gjithë do zëvendësoheni në zgjedhjet e 2025! Këtë premtim ja jap Berishës, se ju të tjerët jeni vemjet më të ulta që ka njohur politika e 32 viteve të fundit, dhe nuk meritoni asnjë vëmendje.’– shkruan Kokalari.

Share: