Home Gjeo-Ekonomia “Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”/ Publikohen pamje të vitit 2018,...

“Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”/ Publikohen pamje të vitit 2018, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Zelensky

Konsulenti politik Jason Jay Smart, i cili ka punuar në fushata të ndryshme me qeveritë në SHBA, Evropë, Azi dhe Amerikën Latine, ka postuar një video në rrjetet sociale të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Siç edhe mund të shihet, ai në video ka treguar momentin kur presidenti ukrainas ishte pyetur se “ku e shihni veten pas pesë vitesh?”, pyetje që thuhet se i ishte bërë në vitin 2018.

Veç kësaj, në video, mund të shohim një ndryshim domethënës në pamjen e presidentit të Ukrainës, kryesisht në kuptimin fizik, ku Zelensky kishte një peshë më të vogël trupore (masë), një pamje shumë më “të freskët”, jo aq shumë rrudha dhe ka “pak mjekër”

Në këtë video, Smart thekson gjithçka që i ndodhi Zelenskyt në një periudhë të shkurtër kohore, sesi agresioni ndaj vendit të tij para së gjithash e ndryshoi atë, por edhe e solli në krye të agjendës botërore.

Në këtë drejtim mund të thuhet se me siguri as vetë Zelensky nuk mund ta merrte me mend në atë moment se çfarë do të ndodhte pas kësaj interviste dhe se atdheu i tij do të bëhej në qendër të vëmendjes botërore.

Ai gjithashtu nuk mund ta dinte se do të ishte në takime të ndryshme me krerët e vendeve më të fuqishme të botës dhe se kudo që të shfaqej do të duartrokiste e përkrahej.

Por, përveç tij, është e qartë se lufta e zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës për më shumë se një vit e gjysmë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fytyrat e të gjithë ukrainasve.

360grade.al

Share: