Home KRYESORE Kur merr flakë një pallat kujtohemi se duhen shkallë emergjence. Normale është...

Kur merr flakë një pallat kujtohemi se duhen shkallë emergjence. Normale është kjo?!

Nga Artur Beu

Kujtohemi se duhen dalje emergjence. Normale është kjo?

Kujtohemi se duhen impiante fikje zjarri. Normale është kjo? Kujtohemi se duhet të sigurojmë pallatet. Kujtohemi se duhet të parashikohen rrugë për zjarrfikëset. Kujtohemi se duhen respektuar largësitë ndaj pallateve. Etj., etj. …

Sa herë që përcjell vajzën për në shkollë, ndaloj para pallatit të shkollës dhe them: “ishalla nuk ndodh një emergjencë se do na marrin më qafë fëmijët!” Pallat që nuk ka asnjë pamje shkolle. Patjetër faji im që çoj aty.

Mendoj se, kur ndodhi tërmeti i fundit patëm “fat” sepse orari ishte natën dhe shkollat dhe institucionet ishin mbyllur. Sikur të kishte ndodhur ditën dhe me shkollat hapur, as që dua ta mendoj. Shkolla pa shkallë emergjence. Shkolla pa impiante fikje zjarri, pa dalje sigurie e pa norma sigurie. Nuk e di.

Kam shkruar një libër për çeshtjet e sigurisë dhe kam bërë një doktoraturë për çeshtjet e sigurisë e këto gjëra jam munduar t’i shpjegoj.

Big brother e media sociale plot. Lexim e studim kurrë.

Parashikoj ca ekspertë që do dalin nëpër emisione në darkë dhe pas tri ditësh do harrohet gjithçka.

Zot na ruaj!

Share: