Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkoi Shteteve të Bashkuara të rrisë ndihmën, për siç tha, “planet luftarake të Serbisë”.
Ai falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës pas sulmit ndaj Policisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, shkruan REL.
Kurti në një bisedë me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se “e sigurova atë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”.
“Zotimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët mbetet i palëkundur”, shkroi Kurti në X, që më herët njihej si Twitter.
SHBA-ja ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, që Prishtina e cilëson terrorist.
Shtëpia e Bardhë më 29 shtator i bëri thirrje Serbisë të tërheqë trupat ushtarake të dislokuara përgjat kufirit me Kosovën, duke e cilësuar si zhvillim “shumë destabilizues”.
360grade.al