I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e sotme në Bruksel ka takuar komandantin e KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia.
Ai i ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e bërë në Kosovë. Lajçak tha se më e rëndësishmja ishte shkëmbimi i shënimeve mbi zhvillimet në terren dhe se ata duhet të ndajnë vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen.
“Mirëpritëm komandantin gjeneralmajor Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në teren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, shkruan Lajçak.
360grade.al