Home Gjeo-Ekonomia Meloni në G20/ Italia do japë 3 miliardë në Afrikë për klimën

Meloni në G20/ Italia do japë 3 miliardë në Afrikë për klimën

Italia do t’i japë Afrikës tre miliardë euro për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike gjatë pesë viteve të ardhshme, duke ndihmuar në frenimin e flukseve të emigrantëve, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, raportojnë mediat e huaja.

“Italia do të ndajë më shumë se 70 për qind të fondit të saj italian të klimës në Afrikë. Kjo do të thotë tre miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme, po aq të destinuara për iniciativat zbutëse dhe përshtatëse”, tha Meloni.

Gjithashtu Meloni theksoi: Angazhimi është pjesë e ‘Procesit të Romës’ të nisur me Konferencën për Migracion dhe Zhvillim, të cilën Italia e mblodhi në muajin korrik dhe synon të ndërtojë një model të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare në baza të barabarta, për të krijuar zhvillim, por edhe për të nxitur shtigjet legale të migracionit dhe të luftojë rrjetet e fuqishme kriminale të trafikantëve të paligjshëm të emigracionit, të cilët shfrytëzojnë dëshpërimin për t’u pasuruar.

Share: