Home KRYESORE Ndryshimet e Ramës në kabinetin qeveritar, Lubonja: Ka hedhur një tymnajë, ndryshon...

Ndryshimet e Ramës në kabinetin qeveritar, Lubonja: Ka hedhur një tymnajë, ndryshon individët por jo sistemin

Ndryshim indicidësh por jo ndryshim sistemi’’. Kështu i ka komentuar analisti Fatos Lubonja, ndryshimet e Ramës në kabinetin qeveritar.

Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për studion ‘Open’, Lubonja u shpreh se ndryshimet e kryera në qeveri mund të kenë lidhje edhe me hetimet e drejtësisë që mund të kenë shënjestruar anëtarë të kabinetit qeveritar.

Ai shtoi se vetë Rama ka thënë kur ishte në opozitë se nuk është çështje individi, por sistemi para koalicionit që e solli në pushtet, ndërsa e paralelizoi këtë deklaratë me ditën e sotme. Sipas tij Rama heq vetëm individët, por nuk ndryshon sistemin që ka ngritur.

“Këto ndryshimet mund edhe të lidhen me fjalët që qarkullojnë në lidhje me hetimet që mund të jenë ndaj ministrave të caktuar. Do t’i rikthehem një fjale të Edi Ramës kur ishte ende në opozitë. E pyetën atëherë kur bëri koalicion me Metën që thoshte se ishte i korruptuar dhe ai thotë se nuk është çështje personash kjo punë, por çështje sistemi. Vjedhja dhe korrupsioni nuk ishte çështje individësh, por sistemi. Ai heq ndonjëherë ndonjë individ, por nuk i kthehet sistemit që ka ngritur. Ai ka hedhur një tymnajë që sistemi i tij të vijojë të punojë”, u shpreh ai.

360grade.al

Share: