Fletëpalosje me foto të montuara të liderëve të opozitës serbe janë futur në oborrin e ndërtesës së televizionit N1, raportojnë mediat serbe.
Fletëpalosjet me foto të liderëve të opozitës serbe janë të shoqëruara me mbishkrimin “Opozita e Kurtit”. Në kokat e liderëve të opozitës serbe është vendosur një qeleshe me shqiponjën dykrenare shqiptare përmes fotomontazhit.
Broshura me të njëjtën përmbajtje janë vendosur edhe në ambientet e gazetës së përditshme Danas.
360grade.al