Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga bastisja që është bërë sot në banesën e Milan Radoiçiç, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Sveçla ka thënë se nga pamjet në fjalë “dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.
“Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100063788556625%2Fvideos%2F1479102536206659%2F&show_text=false&width=560&t=0
360grade.al