Home KRYESORE Pamje të rënda: Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti në Tiranë, momenti...

Pamje të rënda: Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti në Tiranë, momenti kur njëra prej tyre bie në tokë

Një video ku shfaqen një grup grup vajzash adoleshente në Tiranë teksa pinë oksid azoti përmes tullumbaceve po bëhet virale.

Në një moment në pamjet e publikuara nga JOQ njëra prej vajzave nuk është ndjerë mirë kur e ka konsumuar pasi shihet teksa bie në tokë si pasojë e substancës së fortë që përmban ky lloj gazi.

Shumë shpejt tullumbacet e rrezikshme me oksid azoti që shiten lirshëm nëpër lokalet e Tiranës do të ndalohen me ligj.

Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se është lëndë e palejuar dhe do të vendoset në kontrollin e shteti deri sa të bëhet ligji që do e cilësojë si drogë. Adoleshentet janë janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar, ndërsa ende nuk dihet vendi ku ndodhen dhe koha kur është kapur ky moment.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjoqviral2%2Fvideos%2F853454636000498%2F&show_text=false&width=381&t=0

360grade.al

Share: