Nga Irena Beqiraj
Kristin Surak, një sociologe politike në LSE (Shkolla Ekonomike e Londrës), në librin e saj “Pasaporta e Artë; Lëvizshmëria Globale për Milionerët”ofron një hulumtim tetëvjeçar në gjithë vendet që ofrojnë pashaporta të arta. Rreth 22 vende në botë kanë dispozita ligjore që lejojnë marrjen e nënshtetësinë në këmbim të investimeve , shkruan Surak.
Brenda vendeve që ofronin shtetësi të dyfishtë ose pasaportë në këmbim të investimeve, ato që dominonin tregun ishin vendet pasaporta e të cilave mundësonte lëvizje më të lirë nëpër Europë. Malta, edhe Qiproja kanë qenë prej kohësh vende të preferuara , por që kërkonin investime, donacione bamirësie dhe blerje pronash që arrijnë deri shumën mbi 1 milion euro. Po ashtu Sllovenia, Sllovakia, Hungaria por edhe Austria, kanë programe të pasaportave të arta. Por ndryshe nga shumë programe të ngjashme, Austria nuk specifikon sasi investimi; aplikantët thjesht mund të japin kontribute të rëndësishme në bamirësi ose kërkim shkencor për të marrë nënshtetësinë. Turqia po ashtu është një vend që ofron programin e pasaportave të arta ku investimi është vetëm 250,000 dollarë, edhe sot Turqia është duke natyralizuar kryesisht rusët.
Ari i njollosur!
Në shtator 2022, BE referoi Maltën në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së me argumentin se programi i saj i pasaportave te arta nuk ishte në përputhje me parimin e shteteve anëtare të “bashkëpunimit të sinqertë”. Gjykimi nuk është bërë akoma, por BE ka shtuar presionin. Bullgaria përfundoi programin e saj të nënshtetësisë për investitorët pranverën e kaluar; Në fillim të këtij viti, Irlanda dhe Portugalia njoftuan se do të anulonin programet e tyre të njohura të vizave të arta.
Ngjarjet e viteve te fundit ku rrjedhja e dokumenteve qeveritare të vitit 2020 zbuloi se politikanët kryesorë qipriotë kishin ndihmuar kriminelët, përfshirë këtu edhe njerëz të dënuar për mashtrim dhe pastrim parash, të blinin shtetësinë çoi në mbylljen e programit të pasaportave të arta për Qipron. Apo ngjarja e vitit 2018, ku gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra ndërsa po hetonte korrupsionin e mundshëm në programin e pasaportave të arta për Maltën ku Kryeministri Joseph Muscat dha dorëheqjen pas vdekjes së saj, kane bindur Komisionin Europian se pasaportat e arta janë një rrezik sigurie për BE-në, sepse ato lejojnë këdo me para të mjaftueshme, edhe nëse nuk ka “lidhje të vërtetë” me kombete BE-së të natyralizohet në europian.
Kombet e tjera kanë shprehur gjithashtu shqetësime për pasaportat dhe vizat e investitorëve. Në SHBA, Kanada dhe Australi, shqetësimet kryesore lidhen me evazionin fiskal, korrupsionin, shmangien e ekstradimit dhe çështjet e sigurisë, pastrimin të parave dhe ndikimin të panevojshëm politik.
Thenë ketë , pasaportat e arta janë një çështje shumë e politizuar . Por përtej risqeve që këto programe mund të lejojnë kriminelët dhe individët e korruptuar të marrin të drejtat dhe privilegjet e shtetësisë, shitja e pasaportave dhe vizave mund të ketë pasoja të tjera të padëshirueshme per ekonomike. Pasoja këto qe lidhem me qasjen ndaj kapitalit të huaj.
Që prej vitit 2012 ekonomistët kanë filluar të jenë të kujdeshëm kur flasin për përfitimet ekonomike të hyrjeve të kapitaleve të huaja. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i cili ka qënë një nga mbështetësit e rritjes së flukseve të kapitalit të huaj duke shmangur çdo lloj kontrolli mbi mbi to, së fundmi ka publikuar një seri dokumentesh politikash të titulluar “Rishikimi i pikëpamjes institucionale mbi liberalizimin dhe menaxhimin e flukseve të kapitalit të huaj “duke theksuar se vendet duhet të jenë të vetëdijshme për rreziqet e lidhura me kapitalet e huaja, në mënyrë që ruajnë stabilitetin makroekonomik dhe financiar”.
Ndërsa ekonomitë të cilat kërkojnë të balancojë deficitin (kursime- investime) dhe deficitin tregëtar (eksport – Import) hapen ndaj flukseve hyrëse të kapitalit të huaj, nëse këto flukse nuk drejtohen atje ku duhet edhe nuk nuk menaxhohen me kujdes krijonë një problem edhe më të qënësishëm afatgjatë, “formimin e një ekonomie jokonkuruese”.
Thënë ndryshe shitja e pasaportave në këmbim të invesimeve të huaja përtej benefiteve të balancimit të deficitit tregëtar sjell pasoja të tjera të padëshirueshme, sidomos në rastet kur investitorët nuk i drejtojnë fondet e tyre aty ku ka nevojë ekonomia. Përshembull në Portugali, vizat e arta kontribuan në rritjen gati 3 herë të çmimeve të pasurive të paluajtshme, duke i bërë ato të papërballueshme për vendasit, pasi investitorët për të fituar nënshtetësinë e kishin më të lehtë të drejtonin fondet e tyre tek pasuritë e paluajtshme.
Ndërkohë nuk ka nevojë të lexojmë FMN-në, eksperienca jonë po na tregon që rrjedhja e pakontrolluar edhe e pa drejtuar e kapitalit të huaj në ekonominë tonë ka krijuar tanimë problemin e mbivlërësimit të monedhës, dhe uljen e eksporteve duke rezikuar që disa kompani vendase të dalin njëherë e përgjithmonë nga tregjet globale. Alokimi i i kapitaleve në aktivitete ekonomike jo produktive, por thjesht në aktivitetet e trasferimit të vlerës sic janë invstimet në pasuri të paluajtshme ,është sëmundja nga e cila vuajmë tanimë. Ndërkohë nëse vazhdon të lejohen hyrjet e vazhdueshme të kapitalit të cilat kryesisht shkojnë në ndërtim apo tregun e pasurive të paluajtshme do të ruajmë “stus quo”e një ekonomie vibrante në dukje , duke agravuar edhe më shumë pamundësinë për të pasur ekonomi konkuruese edhe që funksionon për të gjithë .
Në narrativën e politikëbërsve ndihet pasioni edhe nevoja për “qetësi afatshkurtër”. Aministia, pasaportat e arta, të përdorura si mjete për të rritur fluksin e kapitaleve te huaja tregojnë se ato vazhdojnë të masin performacën me nivelin e rritjes së fluksve të huaja pa u kujdesur për mbështetjen e vërtetë që vjen ekonomisë nga ky fluks kaptitali duke kështu humbur jo vëtëm një mundësi për ti kanalizuar këto flukse në sektorë produktivë, por duke e lënë ekonominë të lëngojnë gjatë nga mungesa e produktivitetit.
Cfarë mëkati, kur bëhet vetëm politkë dhe jo ekonomi !