Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të Asamblesë së PS dhe ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Duke e konsideruar mbledhjen e Asamblesë si një ‘tubim partiak’, Basha shkruan se qeveria është e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve dhe më tej bën thirrje që drejtësia të vijojë punën për hetimin e korrupsionit shtetëror.
‘’Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.
Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës’’– shkruan Basha.