Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti Begaj u takua me përfaqësuesit e partive politike kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Takime u zhvilluan me Kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjës Demokratike, z. Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, z. Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut.
Përgjatë bisedimeve, Presidenti Begaj u ndal te nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon.
Kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve, e pa diskutim edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit.
Top Channel