Publikohen pamjet me dron, të aksionit brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës, në Zveçan, prej mëngjesit të së dielës. Janë 30 rreth persona me uniformë, të armatosur dhe të maskuar, që shihen teksa lëvizin për disa orë, pasi kishin qëlluar për vdekje herët në mëngjesin e 24 shtatorit, policin Afrim Bunjaku. Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press” të hënën në mbrëmje.
Në pamje shihen edhe sesi serbët pozicionohet, për t’ju kundërpërgjigjur me armë policisë. Duket në pamje, se ata e njohin mirë terrenin ku lëvizin, sepse e kanë studiuar më herët. Në fund, zhvendosen përmes kodrës, nga manastiri, të ndarë në grupe.
Katër prej tyre kanë mbetur të vrarë e të tjerë të plagosur. Veç atyre të arrestuar nga policia e Kosovës, të tjerë policë, siç e pranoi një ditë më parë edhe ministri i Brendshëm Sveçla, po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Serbisë, në Novi Sad, pasi janë plagosur nga policia e Kosovës, por ashtu, kanë arritur ta kalojnë kodrën që ndan fshatin Banjskë nga Novi Sadi.
Po sipas të dhënave, mes të arrestuarve, janë edhe 4 persona që dyshohet se e kanë ndihmuar grupin terrorist, duke i dhënë informacion përmes radiove ndërlidhëse.
360grade.al