Home Gjeo-Ekonomia Qeveritar Europian dhe të gjithë Botës mbarë…

Qeveritar Europian dhe të gjithë Botës mbarë…

Nga Fejzo Subashi

.
Sot në Kosovë, plagosja e dy pilicëve dhe një i vrarë, doni apo nuk doni, duam apo nuk duam, ju bën me faji. Pavarësisht se kush shtiu dhe nga shtiu mbi ta, me apo pa urdhër fetar apo zyrtar dhe qeveritar, mendjen dhe dorën e zezë Sërbe, nuk ka vendim dhe mbështetje t’ia lajë…!!! Nuk e di pas asaj që lançuatë ca ditë më parë, gjithnjë të gatuara prej shekuj në të njëjtat guzhina me guzhinier mercenarë, a do mundni dotë të thoni sot: se realisht kush ka fajë?!?!?!

Borell, Lajcek & Kompani, kushdo që qofshi e jeni dhe ngado që vini, apo si do që emrin ta kini, ku fati i keq dhe jo vetëm yni e deshi të jeni pjesë e qeverisë së BE-së, ku vendimet e saj peshojnë dhe rëndojnë edhe këtej nga ne!

Sot do doja të mos i jepja të drejtë Albin Kurti-t dhe të mendoja ashtu si Ju dhe jo vetëm, por edhe si ca sahanlëpirës, ku do që janë në politik, në pushtet apo opozitë, në media, apo qytetar të thjesht, në Kosovë e Shqipëri, apo emigrim….

E sa dëshmor dëshironi të bienë, nga Kosova akoma për lirin dhe pavarësinë e saj! E sa gjak akoma kërkoni të derdhet nga kombi Shqiptarë !

A keni ndërmend të lini ndonjë nënë Kosovare pa një djalë dëshmor! A keni ndërmend të lini ndonjë nënë Kosovare pa vënë në kokë shami të zezë!
A ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend, sesa fëmijë Kosovar, ku me veprimet, apo mos veprimet tuaj i keni lënë jetim!

A keni menduar ndonjëherë se sjelljet dhe qasjet tuaja sjellin veç të “mirat” edhe këto fatkeqësi!

As nuk mërzitemi, as nuk na mbetet qejfi, po deshët mbaheni në krahë Vuçiç – in dhe llojin e sojin e tij në Sërbi e kudo qofshin!

Nëse doni ndihmë ka edhe ndonjë palaço, natyrisht jo nga ata të cirkut, nga anët tona t’iu ndihmojë, ku ju ndihmon jo pak!

Po deshët, bëheni dhëndër, krushk, kushëri, baba dhe burrë, pse jo dhe udhëheqës në vendet tuaja, por jo në kurriz të Kosovarëve!

Absolutisht nëse i keni ndonjë borxh, apo thjesht ju lidh, hallo, gjaku, apo thjeshtë interesi, a ku di unë, mos vini në pasar lirin dhe pavarësinë e Kosovës dhe aq më pak djemtë e gjakun e tyre.

Fejzo Subashi.
Tiranë më 24.09.202

Share: