Home I pakategorizuar Rama takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe: Folëm...

Rama takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe: Folëm për finalizimin e investimeve në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka vijuar serinë e takimeve bilaterale në New York me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan. 

Teksa ndan pamje nga takimi, kreu i qeverisë shkruan se në takim u fol për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan.

“New York – Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë”-shkruan Rama në Facebook.https://06f1bbe44044541e46548e6a01ea674f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Kryeministri Edi Rama në New York i shoqëruar nga ministri punëve të jashtme Igli Hasani, takimet i nisi me shefin e diplomacisë angleze James Cleverly.

Ora 11:00 e të Mërkurës do ta gjej kryeministrin Edi Rama në drejtimin e mbledhjes të Këshillimit Sigurimit ku për të dytën herë Shqipëria mban presidencën. Pritet që kësaj seance me debat e kryesuar nga Shqipëria, ti bashkohet edhe presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky. Tema për diskutim në këshill do të jetë “mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Top Channel

Share: