Home Gjeo-Ekonomia Rumania raporton shkelje të hapësirës ajrore si pasojë e sulmeve ruse

Rumania raporton shkelje të hapësirës ajrore si pasojë e sulmeve ruse

Rumania, anëtare e NATO-s, tha të shtunën se hapësira e saj ajrore mund të jetë shkelur si pasojë e sulmeve me dronë gjatë natës nga Rusia. Që nga tërheqja e marrëveshjes së grurit përmes Detit të Zi, Moska ka rritur sulmet në rajonet jugore të Ukrainës, në Odesa dhe Mykolaiv.

“Sistemi vëzhguese teeguan shkelje të mundëshme të hapësirës tonë kombëtare, duke rritur frikën të qytetarët,” tha ministria në një deklaratë.

Ministria e mbrojtjes tha se asnjë objekt deri më tani nuk ka rënë në territorin rumun, por kërkimi do të vazhdojë të shtunën. Rreth mesnatës, qeveria u kërkoi banorëve të Galatit dhe Tulceas, të qëndronin në vende të sigurta.

Në fillim të këtij muaji, ushtarët rumunë ndërtuan strehimore për sulmin ajror për të mbrojtur banorët në fshatin lindor Plauru pasi gjetën mbetje të dronit në atë zonë.

360grade.al

Share: