Nga Klodian Tomori
Ka nje kryeveper ky ligji i basteve, qe eshte e denje per cmim Nobel. Shikoni ca thone keta shkencetaret e qeverise ne relacion.
Ne vitin 2018, ishin 3 kompani bastesh dhe buxheti i shtetit mblidhte 2 miliarde leke taksa ne vit. Por tani, qe po i hapim prape nuk do jene me 3, por 10 kompani bastesh, ndaj buxheti do mbledhe 6.5 miliarde leke taksa ne vit.
Keta e dikan se po te shtosh numrin e kompanive shtohen dhe leket qe mbledh buxheti ne te njejtin proporcion. Po mire, a t’ju jap une nje formule, qe t’ja hedhim fukarallekut?
Jepni licenca per 100 kompani bastesh, qe te mbledhim 6.5 miliarde euro ne vit. Ose ose beni 1 mije kompani bastesh fare qe te mbledhim 65 miliarde euro ne vit. Ja fusim per pasuri Norvegjise, Suedise, Dubait dhe gjithe dynjase.
Keshtu nuk kemi me nevoje as per ate naften e Shpiragut. E cojme rrogen ne shtet 70 mije euro ne muaj, pensionin e ppleqve 40 mije euro ne muaj dhe vendosim vizat per qytetaret e BE-se se do na mbysin emigrantet pastaj.
Ah ne dore te kujt ka rene shteti. Mjere mileti. S’mbeti tutkun pa shkruar nga nje ligj.