Home Gjeo-Ekonomia SHBA paralajmëroi masa shtrënguese për Serbinë, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë...

SHBA paralajmëroi masa shtrënguese për Serbinë, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës!

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje për deeskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës. 

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.”- shkruan Rama.

Shtetet e Bashkuara shprehen shqetësime për ushtarakët e Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Në thirrjen lidhur me këtë zhvillim, Uashingtoni ashpërsoi tonet me Serbinë, duke i kërkuar të tërheqë menjëherë forcat nga kufiri, në të kundërt, do të kishte sanksione.

Top Channel