Home Gjeo-Ekonomia SHBA, zgjedhjet presidenciale 2024, një përballje tjetër Biden-Trump

SHBA, zgjedhjet presidenciale 2024, një përballje tjetër Biden-Trump

Zakonisht fundjava që i paraprin Ditës së Punës në Shtetet e Bashkuara, ka shënuar fillimin e një sprinti të furishëm të takimeve politike që zhvillohen në shtetin e Ajouas për të përzgjedhur kandidatin zyrtar për president të partisë. Por ndërsa vëmendja përqendrohet gjithnjë e më shumë tek fushata e vitit 2024, vrulli i zakonshëm po shoqërohet nga një ndjesi paqartësie.

Donald Trump dominon në fushatën paraprake të republikanëve, me epërsi ndaj rivalëve të tij me përvojë bindëse si guvernatorë, diplomatë dhe sipërmarrës.

Fuqia e ish-presidentit vjen pavarësisht ose ndoshta për shkak të padive të shumta penale që po kërcënojnë të lënë në hije çdo debat serioz lidhur me ardhmen e vendit. Tani për tani, dhjetëra miliona dollarë që rivalët republikanë të tij po hedhin në garë, po bëjnë pak për të zvogëluar peshën e ish-Presidentit Trump, duke nxitur shqetësime mes kritikëve republikanë, të cilët druhen se zgjedhjet në thelb, mund të përfundojnë ende pa nisur.

Ndërsa kandidati kryesor republikan, po forcon kontrollin në garën për të siguruar emërimin zyrtarisht nga partia, në kampin demokrat Presidenti Joe Biden duket se po shkon lehtësisht drejt asaj rruge.

Tetëdhjetë vjeçari duket se do ta sigurojë lehtësisht emërimin nga demokratët, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga shumë vetë brenda partisë lidhur me moshën e tij apo punën që po kryen.

Pavarësisht në u pëlqen ose jo votuesve, një përballje e re në 2024-n Trump-Biden duket se po shfaqet në horizont, duke rritur shanset për një sezon zgjedhor paqartësish e që vetëm do të intensifikonte ndarjen politike në vend.

Aktualisht zoti Trump po i anashkalon debatet presidenciale të partisë së tij. Paraqitjet në gjykata ndonjëherë po tërheqin më shumë vëmendje sesa takimet e tij në kuadër të fushatës./Hapur.al

Share: