Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu është i pakënaqur me rolin që ka luajtur opozita së fundmi.
I ftuar në A2 CNN, në emisionin “Debat” nga Alba Alishani, Shehi tha do duhet të bëhen përpjekje për të ardhur në pushtet, një premtim i dhënë për demokratët, përtej atyre që “iu shijon të rrijë në opozitë”.
Se për kë e kishte fjalën, Shehi nuk u ndal në emra, por shtoi se opozita e bërë përgjatë 2 viteve të fundit, është shumë larg misionit të saj të vërtetë.
“Mundet të ketë shumë deputet që i pëlqen opozita, rroga s’është e keqe, ndërron kostum, flet ndonjëherë në ndonjë vend, dhe ato që se kanë provuar si unë 30 vjet, iu duket qejf i madh, ndërsa ne kemi një detyrë shumë të fisme, nëse e ushtrojmë tamam, nëse e bëjmë kështu si këto 2 vitet e fundit unë nuk jam dakord”, tha Shehi.
360grade.al