Home KRYESORE Shifrat e jetëgjatësisë së ministrave/ Vetëm shefi nuk lëviz

Shifrat e jetëgjatësisë së ministrave/ Vetëm shefi nuk lëviz

Edi Rama kryeministri më jetë gjatë i demokracisë, po drejton vendin me një paradoks: ai nuk luan nga posti për tre mandate, kurse ministrat që ‘hanë kumballa dhe dardha pas shpinës” së tij, kur nuk përfundojnë në ndjekje penale, në rastin më të mirë dorëzojnë postin.

Revista Monitor kishte bërë një vëzhgim interesant që tregonte se nëse Rama nuk luante nga posti prej dhjetë vitesh ministri më afatgjatë në një dikaster me drejtim ekonomik ishin Arben Ahmetaj apo Damian Gjiknuri me gjysëmën e kësaj kohe. shiko tabelën

Po të shikohet me kujdes në tabelë duken edhe disa ministra të LSI-së sepse në periudhën e parë (2013-2017) Rama u detyrua të qeverisë me koalicion. Madje për disa muaj përrreth zgjedhjeve të 2017 u futën në qeveri edhe disa ministra nga PD si rezultat i marëveshjes së 17 majit me Bashën. Por, që prej asaj kohe Edi Rama është edhe dirigjent edhe solist edhe violinë e parë. Ai është i vetmi që vendos për ministrat, pa konsultuar as grupin parlamentar as forumet e PS-së si një shenjë e një pushteti gjithnjë e më autokratik.

Por këto simptoma nuk duken në faktin se tek publiku lihet përshtypja se i vetmi që punon mirë në një ekip qeveritar është shefi tek pullë. Interesante për të parë rëshkitjen gjithnjë e më të theksuar drejt autoritarizmit, është të bëhet një krahasim me periudhën e qeverisjes së parë të PS-së. Ndryshimi është i nata me ditën. Në tetë vite (1997-2005) socialistët qeverisën me një koalicion të madh ku bënin pjesë edhe PSD e Gjinushit edhe Aleanca Demokratike e Cekës, Imamit, Pashkos, edhe PBDNJ e Dules edhe PDS e Paskal Milos edhe Agrarët e Xhuvelit. Rama i zboi të gjhithë duke i quajtur parti të tepsisë që bashkoheshin për të vjedhur, ndërkohë që kur pushteti u përqëndrua në një dorë të vetme skandalet janë shtuar.

Po ka edhe më. Në tetë vite e majta i dha vendi pesë qeverisje, 2 me Nanon, 2 me Majkon dhe 1 me Metën ndërkohë që tani prej dhjetë vjetësh për të përdorur një shprehje të tij “edhe po hape frigoriferin të del portreti i Ramës”.

Ndryshimet në qeveri u diktuan nga skandalet

Ka dhe më gjatë qeverisjes së parë PS jo vetëm pati gjatë gjithë kohës koalicion dhe ndryshoi kryeministrat, por anëtarët e kabintetit ishin pjesë e ekuilibrit të forcave ndërmjet grupeve të ndryshme brenda partisë. Të gjitha rrymat e të majtës ishin të përfaqësuara në pushtet. Tani kjo lojë demokratike duket si një përrallë nga e kaluara. I gjithë pushteti i votuar nga 600 mijë deri në 800 mijë zgjedhës është përqëndruar në një dorë të vetme. Prandaj kemi arritur në paradoksin që duket nga llogaritë statistikore që ka nxjerrë monitor. Kur kemi një shef të pazëvendësueshëm që shkëlqen dhe kumbullngrënësit që qarkullojnë pa asnjë filtër, por vetëm sipas tekave të tij. 

©Lapsi.al

Share: