Home Gjeo-Ekonomia Zelensky mbërrin në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Zelensky mbërrin në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti ukrainas dhe Zonja e Parë konfirmuan se zbarkuan në SHBA, përpara një jave të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe një vizite në Uashington.

Në një postim në X, Volodymyr Zelensky konfirmoi se do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit e Kongresit, si dhe me zyrtarë ushtarakë dhe të biznesit.

Një nga ngjarjet e para në itinerarin e presidentit Zelensky është një vizitë në Spitalin Universitar të Staten Island, ku ai do t’i nderojë ushtarët ukrainas me çmime, transmeton Telegrafi.

Ndryshe kjo nuk është vizita e parë e presidentit ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në vendin e tij. Ai më herët ishte takuar me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë dhe kishte takuar zyrtarë të lartë të shtetit më të fuqishëm në botë.

Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit më të mëdhenj të ukrainasve që kur rusët filluan pushtimin e shtetit evropian.

Deri më tani kanë dhuruar dhjetëra miliardë dollarë armë të ndryshme duke filluar nga artileria e deri te mjetet e ndryshme artilerike.

360grade.

Share: