Home Gjeo-Ekonomia Zgjedhjet lokale nuk nderlidhen me subjekt te ri politiko-juridik e shteteror

Zgjedhjet lokale nuk nderlidhen me subjekt te ri politiko-juridik e shteteror

Nga Muhamet Kelmendi

Asociacioni territorial dhe me pushtet ekzekutiv, nje nacional, kurre Kosova nuk duhet te organizoje.
Le te behet c’faredo presioni.
Me ate ndahet Kosova.

Situata ne kater komunat e vetiut te Kosoves eshte krijuar nga Qeveria e Serbise e perkrahur nga UE dhe tash edhe nga politika e SHBA-ve.

Veriu i Kosoves eshte territor i shtetit te Kosoves. Ky shtet eshte i njohur me mbi 100 shtete. Mbi ate teritor shteteror shtrihet dhe duhet te shtrihet sovraniteti i Republikes se Kosoves.

Kjo, dmth se atje kerkohet te veprojne organet e shtetit.

Me kete nenkuptohen organet e Republikes. Sovraniteti nenkupton pushtetin ekzekutiv, ate legjisastiv dhe gjyqesor. Mungesa e njerit prej pushteteve e humb shteti pushtetin mbi teritorin e vete.

Kushtet e paraqitura nga minoriteti serb jane te shtetit serb, te Serbise.

Serbia nuk e njeh shtetin e Kosoves. E konsideron kete shtet ne teritor serb, si Serbi te jugut. Keshtu e ka sanksionuar edhe me Kushtetuten e vete.
Kerkesat e minoritetit serb jane:

  1. Terheqja e te gjitha forcave policore nga kater komunat,
  2. Lirimi i hapesirave komunale dhe arsimore dhe
  3. Formimi i Asociacionit te komunave me shumice serbe.

    Vete keto kerkesa, me perjashtim te lirimit te objekteve te aresimit, dergojne:

    Ne ndarjen e Kosoves si qellim i pare i shtetit serb, ne menyre qe shteti i Kosoves mos te funksionoje dhe te krijohen kushtet e zgjidhjeve tjera politike, deri te nenshtrimi nga Serbia.
    Kushtet e paraqitura per te shkuar ne zgjedhje minoriteti serb ne veri te Kosoves, si terheqja e policise nga veriu, lirimii i plote i komunave nga policia e shtetit te Kosoves dhe Asociacioni i komunave me shumice serbe me pushtet ektekutiv dhe i nderlidhur territorialisht, i nje nacionaliteti, nuk duhet te kursesi te plotesohen.
    Me keto kerkesa de-jure ndahet dhe copetohet Kosova.

    Republika e Kosoves kerkoheg ti krijoje kushtet demokratike per te shprehur qytetaret vulllnetin e vete te lire me vote.

    Ky vullnet nuk nderlidhet me pushtetin ekzekutiv qe ka shteti dhe as me ndonje organizim te ri politiko-territorial.

    Ne veri te Kosovs shkohet ne zgjedhje lokale per pushtet lokal. Me ato nuk ndertohet ndonje subjekt i ri shteteror dhe nuk nderlidhen bashke.
    Nderlidhja e ketyre kerkesave politike me zgjedhje lokale ka karakter armiqesor dhe ajo eshte e denueshme me ligjet ne fuqi.

    Zgjedhjet jane lokale dhe shteti e ka per detyre te garantoje kushtet per zgjedhje te lira dhe demokratike.

    Kete kerkohet te mbaje edhe UE dhe SHBA-te.
    Asociacioni territorial, nje nacional dhe me pushtet ekzekutiv, kurre nuk duhet te organizohet ne Kosove.

    Ky eshte shtet i ri dhe fare nuk nderlidhet me zgjedhje lokale.

    Kushtetuta e Kosoves kerkohet te jete baze e cdo veprimi ne Republike.
    Asgje me shume.
Share: