Home KRYESORE 192 vdekje në vit nga kanceri i gjirit, gratë ende e kapin...

192 vdekje në vit nga kanceri i gjirit, gratë ende e kapin në faza të avancuara

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë edhe në Shqipëri. Mbi 720 raste janë diagnostikuar vitin e fundit me këtë sëmundje dhe sipas ekspertëve ky kancer përbën më shumë se 11% të të gjitha rasteve të reja me sëmundje tumorale.

Dy dekadat e fundit sëmundshmëria nga kanceri i gjirit është rritur me 20%.

Shefja e shërbimit onkologjik Silvana Celiku tregon se krahas faktorit genetic, ndryshimit të stilit të jetës dhe rritjes se moshës mesatare, programi i depistimit në të gjithë vendin ka rritur zbulueshmërinë e këtij kanceri.

Pavarësisht fushatave të vazhdueshme për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundje, fatkeqësisht ende gratë e kapin sëmundjen në stade të avancuara.

Për këtë arsye kanceri i gjirit në Shqipëri mbetet shkaku kryesor i vdekjeve tek femrat e prekura nga sëmundjet tumorale.

Vetëm në vitin 2022 humbën jetën 192 gra edhe në moshë të re. Në tetorin rozë, muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit mjekja Silvana Celiku u bën apel grave të kryejnë kontrolle periodike.

Thirrjet nuk mungojnë as për meshkujt të cilët konstatojnë anomali në gjoksin e tyre.

1% të rasteve më kancer të gjirit e zënë meshkujt. Aktualisht në spitalin Onkologjik trajtohen 4 pacientë meshkuj të prekur nga kjo sëmundje.

360grade.al

Share: