Në konferencën përmbyllëse të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, gazetarët i kanë drejtuar një pyetje të përbashkët Edi Ramës, kancelarit Olaf Scholz dhe Presidentes Ursula von der Leyen. Pyetja lidhej me sulmin terrorist të 24 shatorit ndodhur në Veri të Kosovës, ku u pyetën nëse BE do të sanksionojë Serbinë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se do t’ia japë kohën kancelarit dhe Presidentes për t’u përgjigjur pasi ai do të jetë në Shqipëri dhe mund të përgjigjet në një moment të dytë.
Ndërkohë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se sulmi i 24 shtatorit ishte i tmerrshëm, dhe se kjo çështje do të shqyrtohet në vijim.
Nga ana tjetër kancelari Olaf Scholz tha se nuk do ta pranojnë sulmin dhe se për këtë janë shumë të qartë. Ai shtoi se është kërkuar dhe investigim intensiv për ngjarjen.