Home Gjeo-Ekonomia Absurditetet morale dhe financiare të politikave të ashpra ndëshkuese!

Absurditetet morale dhe financiare të politikave të ashpra ndëshkuese!

Nga Gerti Shella

Nje llogari e thjeshte per kostot e paraburgimit:

GJKKO vendosi ne 3 Shtator të rrëzojë ankimin e masës së sigurisë të ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Ajo do te vijoje te qendroje ne arrest ne burg, e akuzuar se mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar një tender nga Ministria e shendetesise.

Sipas nje perllogaritje te Keshillit te Europes per Shqiperine, vlera e kostos së një burgosuri tek ne fiksohet në rreth 10 000 euro ne viti ose 28 euro ne dite. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023 dhe kosto e deritanishme ka shkuar ne 3360 euro. Kjo vlere e tejkalon demin per te cilin aj akuzohet. Madje, kostot qe rendojne mbi taksapaguesit shqiptare teksa kjo zyrtare mbahet pas hekurave jane me te medha se demi i saj per te cilin ajo akuzohet. Demi i saj tek tenderi plus kostoto e mbajtjes se saj ne paraburgim, tani jane mbi 6600 euro…Nderkohe, publiku vetem paguan, dhe deri tani nuk ka asnje reparacion konkret…Po ashtu, ma do mendja se vijojne te mbahen me pagesa nje zinxhir gardianesh, avokatesh, e sekseseresh…

Sipas Raportit te te Drejtave te Njeriut te DAp per vitin 2022, rreth 54% e popullates ne burgjet shqiptare jane ne pritje te gjykimit, pra prezumohen te pafajshem. Sipas “Scan Intellience Unit: te KiE, ne vitin 2020, Shqiperia shpenzoi 45.6 milion euro per administraten e burgjeve. Kjo do te thote qe rreth 24-25 milion jane harxhuar per te mbajtur mbyllur pas hekurave njerez qe prezumohen te pafajshem.

Eshte per ardhur keq qe Avokati i Popullit ka heshtur ndaj kesaj situate, qe kompromenton arsyen e ndjekjes penale si dhe deformon situaten e te drejtave te njeriut teksa perdoren keq parate e taksapaguesve. Sa per GJKKO, qe rrezon cdo apel per ndryshim mase siguria, koha ka ardhur te behen trima e te kundeshtojne arsyet statistikore te SPAK…Paraburgimi po ekuivalentohet me kohen e burgimit dhe ky eshte ne skandal ne vetvete, pasi teksa po perkon 99% te rasteve, lind e drejta per te pyetur nese GJKKA dhe SPAK jane e njejta trupe apo jane dy entitete te ndara. Nese jane e njejta trupe, te drejtat e atyre qe akuzohen jane shkelur “per definicion” dhe ketu mbyllet argumenti.

Share: