Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera ALARM I KUQ NË SISTETIMIN E DREJTËSISË!

ALARM I KUQ NË SISTETIMIN E DREJTËSISË!

Nga Gerti Shella

Sipas të dhënave të mbledhura nga INFOÇIP në GJykaten e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, deri në shtator 2023, stoku i çështjeve, së bashku me prurjet e reja, arriti në rreth 36000 dosje. Ky numer perfaqeson rekordin historik te stokut gjyqësor qe eshte regjistruar ndonjehere ne nje gjykate Apeli ne RSH.

Sipas të dhënave zyrtare që KLGJ raportoi ne Kuvend ne Korrik te ketij vitit, 6 gjykatat e apelit para se të shkriheshin në një të vetme, trashëguan një stok prej 31370 çështjesh. Kjo do te thote se vetem ne 6-mujorin e pare te implementimit te Reformes se Retheve Gjyqesore, stoku eshte rritur me 15% me shume, duke vene ne diskutim qellimin e vete kesaj reforme te dyte ne Gjyqesor.

Numri i miratuar me dekret presidencial i trupes se Apelit eshte 78 gjyqtare. Ne 1 Shkurt 2023, GJAJP kishte vetem ne 24 gjyqtare. Nderkohe ne Shtator numri zbriti ne 22 dhe pritet qe ne nentor te zbrese ne 21. Po te perllogarisim ketu edhe largimin ne Dhjetor te gjyqtares Emona Muçi, si anetare e KLGJ e zgjedhur dje nga Konferenca e Gjyqtareve, numri i trupes gjyqesore ne Apelin e J.P. Tirane shkon ne 20. Nderkohe qe pritet gjithashtu largimi i nje gjyqtari ne muajin Nentor.

Nëse një trupë prej vetëm 20 gjyqtarësh do të punon të evaduar këtë stok, me një mesatare prej 300 vendimesh në vit për secilin gjyqtar (çdo ditë një gjyq fillim-mbarim pasuar nga vendimi), do të nevojiteshin 6 vite vetëm për të evakuuar stokun prej 36000 dosjesh, pa marrë në shqyrtim asnjë ankim të ri që do të vinte në këto 6 vite.

Ne kushtet e krijuara KLGJ duhet urgjentisht te perpunoje planin e masave te gjendjes se jashtezakonshme ne sistemin gjyqesor. Asnje vendimarje tjeter nuk ka vlere nese nuk adresohet situata e rende e krijuar ne Apel, permes te cilit vendimet gjyqesore marrin forme te prere dhe behen te zbatueshme.

Share: