Home Gjeo-Ekonomia Analiza: Ushtria e Izraelit “ka frikë” të përfshihet në një ofenzivë tokësore...

Analiza: Ushtria e Izraelit “ka frikë” të përfshihet në një ofenzivë tokësore në Gaza

Ekspertë të konflikteve dhe luftrave kanë thënë se ka një mori arsyesh pse krerët e Izraelit po hezitojnë të marrin një vendim për përfshirje në një ofenzivë tokësore me Hamasin, në Rripin e Gazës, transmeton Fol Drejt.

Në analizën e tyre, veç segmentit politik, i cili heziton të marr përsipër koston e një dështimi të mundshëm, si probleme shfaqen edhe disa faktorë të tjerë, siç janë çështjet e pengjeve, përfshirja edhe e Hezbollahut në konflikt, dhe faktorëve të tjerë.

Tanket dhe ushtarët izraelitë mbeten të vendosur në kufi, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu formoi një kabinet lufte dhe thirri qindra mijëra rezervistë të IDF.

Siç e thotë Robert Satloff, një ekspert i Lindjes së Mesme, shefat politikë dhe të sigurisë që marrin vendimin për të sulmuar e dinë se mund të shkruajnë “kapitullin e tyre të fundit në jetën publike”, dhe kjo sipas tij, është pengesa e parë në këtë kontekst.

Pra cilat janë pengesat?

Udhëheqja

Shumë mbajnë përgjegjësi për dështimet e sigurisë që çuan në sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor dhe janë të vetëdijshëm se hetimet do të ndjekin këtë konflikt, tha Howard Berkowitz, i Institutit të Uashingtonit për Studimet e Lindjes së Afërt.

Pengjet

Rreth 220 pengje mbeten të robëruar në Gaza, që besohet të jenë të fshehur në një rrjet tunelesh nëntokësore.

Zyrtarët e Izraelit do të jenë nën presion për të shpëtuar sa më shumë që të munden përpara çdo ofensive, me burime në administratën e Bidenit që thonë se SHBA-ja po mbron vonesat mbi këtë bazë.

Rrezik për trupat izraelite

Ish-oficeri i lartë i inteligjencës britanike Philip Ingram tha për Sky News se IDF do të përballet me disa nga luftëtarët më të egër të terrorit urban në botë në Gaza.

Ai shpjegoi se Hamasi do të dijë rrugët nëpër të cilat do të udhëtojë Izraeli, duke përdorur minat, pozicionet më të mira të snajperimit dhe rrjetin e tij të tuneleve për t’i sulmuar ata.

“Ekziston rreziku për të hyrë në një kurth shumë të rrezikshëm,” tha një ish-zyrtar i lartë izraelit i sigurisë për NBC.

Hezbollahu

Milicitë e mbështetura nga Irani aktive në Siri, Irak, Jemen dhe ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, Liban, do të jenë në mendjen e zyrtarëve izraelitë.

Hezbollahu, një grup i fuqishëm militant, ka shkëmbyer zjarr me IDF mbi kufirin libanez që nga 7 tetori dhe ka paralajmëruar Izraelin kundër një ofensive tokësore.

“Askush nuk ka oreks për dy fronte në këtë pikë”, tha ish-zyrtari i sigurisë.

Plani i daljes

Benjamin Netanyahu nuk ka përgatitur për një plan daljeje se si dhe kur të largohet nga Gaza, tha një zyrtar i lartë qeveritar për NBC.

Dhe nëse Izraeli arrin qëllimet e tij strategjike, askush nuk e di se cilat subjekte mund të zënë vendin e Hamasit./FolDrejt/

Share: