Nga Av. Idajet Beqiri
Nesër në orën 10.30 ky person, Ilir Paja, do gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nga gjyqtari Taulant Banushi, sepse nga data 21 nëntor 2022 e deri më sot mbahet në burg pa ligj, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.
Masmediat nuk ndihen për këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Shqipërisë dhe për këtë barbarizëm ligjor që i ka dhënë rrugë Ministri i Drejtësisë Ulusi Manja, Prokurori i Përgjithshëm Olsion Çela dhe gjyqtari skandaloz, Gerd Hoxha në Gjykatën e Tiranës.
Gazetarë të Republikës së Shqipërisë, të gjithë jemi të barabartë para ligjit, mos qëndroni indiferentë para paligjshmërive të tilla që e turpërojnë shtetin shqiptar, anëtar i NATO dhe në pragë të hyrjes në BE…