Analisti Artur Zheji deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se situata aktuale në selinë blu, ku përditë opozita del në krah të Berishës për ta mbrojtur atë dhe dhëndrin për akuzat e SPAK-ut për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, po e dëmton atë forcë politike. Ai u shpreh me ironi, se Berishës jo vetëm i ka ardhur koha të largohet por edhe i ka ikur koha…
“Mendoj se kjo situatë e dëmton opozitën. Pesha e opozitarizmit, edhe po nuk fitoi, të paktën të bëjë opozitë dhe të krijojë balanca, trysni, të fitojë në 2025 me diferenca të vogla. Pra të kemi një opozitë dinjitoze.
Mendoj se Berisha e dëmton. A ka ardhur koha për lëvizjen e Doktorit? Mendoj se koha ka ikur, jo ka ardhur.
Për fat të keq që nga non-grata dhe deri sot, kemi krijimin e një force politike, për të zgjidhur problemet ekzistenciale të personazhit.
Doktori ka humbur shumë pikë, sidomos kur bën analizën e tokave të dhëndrit, përqindjet e familjes Begeja, etj. Shqiptarët, e panë në një optikë që ishte kalkulator i mirë ekonomik edhe i bënte mirë hesapet”-tha Zheji./TPZ.al