Home Gjeo-Ekonomia Banorët e Izraelit të tmerruar, militantët po hyjnë në shtëpitë e tyre

Banorët e Izraelit të tmerruar, militantët po hyjnë në shtëpitë e tyre

Hamasi lëshoi me mijëra raketa e përpos kësaj, dërgoi edhe nga toka me dhjetëra luftëtarë përtej kufirit të fortifikuar, në një shfaqje masive të forcës që e gjeti Izraelin të papërgatitur.

Shërbimet e urgjencës flasin për të paktën 22 izraelitë të vrarë e qindra janë plagosur gjatë sulmit palestinez. Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e grupit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.

“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë“, tha ai, ndërsa theksoi se kishin hedhur 5000 raketa mbi Izraelin.

Ministria izraelite e Mbrojtjes e ul këtë shifër në 2.200. Hamasi njoftoi se po mban peng disa izraelitë, ndërsa banorë të dy komuniteteve kufitare izraelite thonë se militantët po përpiqen të hyjnë në shtëpitë e tyre. Organizata tjetër radikal-islamike e milicëve palestinezë, Xhihadi Islamik deklaroi, se luftëtarët e saj i janë bashkuar Hamasit.

21 fronte aktive janë identifikuar deri sipas forcave izraelite të rendit, ndërsa sulmi në Gaza e përreth saj po përshkruhet si “mjaft kompleks”.

Një numër i madh izraelitësh janë mbledhur në spitalet e Tel Avivit për të dhuruar gjak. Këto janë përplasjet më të rënda që nga lufta dhjetëditore e Hamasit kundër Izraelit në vitin 2021.

Hamasi tha se ka kapur ushtarë izraelitë pranë kufirit të Gazës gjatë sulmit të befasishëm të së shtunës në mëngjes.

Në videot e publikuara nga grupi militant, të paktën tre burra të veshur me rroba civile u panë të mbajtur nën kërcënimin e armëve. Hamasi tha se burrat ishin ushtarë izraelitë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se nuk kishin komente dhe CNN nuk mund të verifikojnë pretendimin e Hamasit.

Pas kësaj situate, palestinezëve u është ndaluar të kalojnë pikat e kontrollit në Jerusalem nga Bregu Perëndimor.

Top Channel

Share: