Nga Alba Kepi
C’garë demokratike ishte kjo kur si në kohë të regjimit diktatorial fitorja qe 99.9% (nga 53 votues për 1 kandidat të vetëm votuan pro 51).
I gëzuar për fitoren Kryetari i sapo zgjedhur i Akademisê së Shkencave deklaroi se sa mirë ka nisur reformimi i këtij institucioni.
E pra nëse reformimi nis nga Gjinushi opinioni ky publik duhet të kujtojë se ai ka qënë Ministër arsimi në qeverinë diktatoriale prej 1987-1991 e zëvendësoi Tefta Camin.
Sa vendime anti kombëtare ka marrë qeveria e tij kundër shqiptarëve studiuesë, takentë, profesionistë e Akademikë?
Këtu duhet të nis filli i reformimit të Akademisë, e prej këtu demokracia e zgjedhjes.
Në kujtesë të opinioni publik duhet të jetë dhe kryetarlliku i tij në krye të PSD që më pas ia la në trashëgimi Tom Doshit e deri sot.
Si në qeverisje, ekzekutiv e ekonomi dhe në një Institicion i cili duhet të jetë pilastri i reformimit të shoqërisë shqiptare vijon farsa e zhvillimit në emër të “reformave”.