Home KRYESORE Cikël me poezi nga libri “Qyteti i shpirtrave” me autor Nedjeljko Špilek

Cikël me poezi nga libri “Qyteti i shpirtrave” me autor Nedjeljko Špilek

1. Përgjigjmu me heshtje
Ndoshta mundem të dëgjoj

Mendimet nuk fshehën më
Pas fjalëve

Nuk do të dëgjoj me veshë
Zemra është organ dëgjimi.

2.Fytyra jote është
Fushë lojërash
për dritëhije
Hutinë krijon

Profil i adhuruar
Magjishëm tërheq
Epshin krijon

Shputa e butë
Rrugën e zbuluar
Të njohur e bën.

3. Qyteti i shpirtrave

Kur me mendime
Mund të të them mjaftueshëm
Aq shumë gjëra do të
Ishin më thjeshtë

Kur ashtu flasim
Mendimet rrjedhin spontanisht
Dhe nuk ka jehonë
Në qytetin e shpirtrave

Vetëm të heshturat
Cicërima zogjsh

4.Rëndom në agim
Vjen në dhomën time

Heshturazi sikur puhizë
Më shikon,
Ndjej atë disi

Në shpirt më hyn
Qetazi, pa u vënë re
Frymëmarrjet e mia pushon
Dhe,zhdukesh deri në mëngjesin e ri

Frymoj ngadalë

5. Fshehurazi jemi shikuar
Gati vëngër u bëmë

Rastësisht jemi prekur
Mallëngjuam

Atë kohë të shkurtër u shpenzuam në psherëtirë
Me ngathtësi bisedat filluan

Dhe mbetëm të huaj
Duke pritur në stacion takim të ri

6. Autostradës së ëndrrave
Shkonim ngadalë
Shikonim nga të gjitha anët
Në largësi

Me rrezet e dritës
Përvijuan rrugën
Udhërrëfyes i të tjerëve ishim
Në afërsi

7. Rrjedhë e shpejtë rrymon nëpër qytet
Miliona të njëjtit si ne
Lundrojnë përkryer në rresht
Duke kërkuar ndriçim

Në errësirën e qytetit
Kemi goditur muret
Duke kërkuar ndriçim
Ndjenim zbrazësi

Të shqetësuar nga kalimi i kohës
Duke kërkuar ndriçim
Humbëm frymën
Në më të mëdha thellësi

Duke kërkuar ndriçim
Në hartën e kaosit tonë
Gjetëm kuptimin
Në thjeshtësi

8. Kur shikimi bie
Duke kërkuar përsosmërinë
Në ngjyra
Tjetër s’ka as rëndësi

Duke zgjedhur ndër shumë
Të çuditshmet rregulla
Ngatërrimi është i plotë
Në syrin e vëzhguesit

Skica e përsosur
Shpirtin urtëson
Kur buzëqeshja pohon zgjedhjen
E gjitha vetë do të vjen

9. Të gjitha yjet e këtij qielli
Nuk mund të zhdukin zymtinë

Të gjitha këngët e kësaj bote
Nuk mund ta mbushin qetësinë

Të gjitha ujërat e kësaj bote
Nuk munden ta shuajnë thatësinë

Të gjitha ndryshimet
Kanë lanë gjurmë
përgjithmonë

10. Dita kur u largova i vetëm
Heshtazi kaloi
E kthyer nga vetja
Nuk dëgjove as
Hapat
Përherë që na ndanë

Largësia bëhet gjithnjë më e madhe
Skicat gjithnjë më të paqarta
Imazhi mbetet gjallë vetëm në zemër
Zërat në kokë ende flasin
Se si njëri për tjetrin
Nuk kemi qenë asnjëherë

Ky është libri i parë me poezi nga Nedjeljko Špilek.
Është nxjerrë në botim nga KNKUB poetry, në Prishtinë-2023.
Libri me poezi është në dy gjuhë, shqipe dhe kroate.

Z. Špilek është zv.Ambasador i Kroacisë – në Prishtinë. Ky është libri i tij i parë me poezi i publikuar. Z. Špilek ka doktoruar për ingjinieri në Universitetin e Transportit në Sofia – të Bullgarisë./Ciceroni

Share: