Home KRYESORE Gazetari paralajmëron ç’mund të ndodhë me Inteligjencën artificiale: Ja ç’i bën Blendi...

Gazetari paralajmëron ç’mund të ndodhë me Inteligjencën artificiale: Ja ç’i bën Blendi Fevziut

Nga Sokrat Turtulli

Teknologjia e fundit me inteligjencen artificiale, nga ku mund te behen video sikur jep lajme, sikur punon, sikur vret, sikur martohesh, sikur jep kohen, me ze dhe figure, eshte nje ALARM qe duhet te bucasi ne veshet e cdo ligjvensi apo shtetari te ketij vendi.

Kjo metode duhet te ndalohet me ligj dhe te kete sanksione shume te forta ligjore, duke pasur parasysh pasojat tragjike qe ajo le pas.

Ishte e frikshme teksa shikoje Fevziun mbreme duke dhene lajme ne gjuhen ruse dhe arabe dhe ku zeri dhe fytyra ishin pothuaj te njejta.

Dhe po aq e frikshme ishte video tjeter e asaj femres qe perkedhelte veten “ne prani te Fevzos”. Te gjithe gjasat jane qe ajo video te jete bere me inteligjencen artificiale duke i pershtatur fytyren vajzes qe aluduhet.

Po sa te tilla dhe me te renda mund te krijohen dhe hidhen ne tregun e ujqerve mediatik qe mezi presin per lajme ekskluzive pa pyetur per pasojat?

Sa video te tilla mund te shnderrohet me kokat e njerezve qe deshiron ti godasesh apo demtosh?

Mjafton te kesh inat dike, te duash ti besh keq dikujt, ta fundosesh dike dhe nepermjet kesaj inteligjence e shnderron ate ne kriminel, trafikant, pornostar, grabites, kamikaz…e cfare te duash.

Koha per te nderhyre eshte tani, pasi ne te kundert te jeni te sigurte se neper cel tona ne whatsap do qarkullojne me qindjra e mijera video te tilla me pulle te kuqe, duke bere qe situata te dale jashte kontrollit…

Share: