Kam ndjekur me vëmendje të shtuar, sigurisht i “shokuar ngapasojat”, por dhe “profesionalisht i zhgënjyer” nga dështimi iInteligjencës dhe sistemit të mbrojtjes Izraelite, kur në 7 Tetor2023, Hamasi (i shpallur organizatë terroriste nga ShBA/BE)goditi me breshëri raketash qytetarë të pafajshëm të grumbulluarnë festë publike.
Paraprakisht, nëpërmjet rrjeteve sociale por edhemiqve/kolegëve të fushës të sigurisë në Jeruzalem/Telaviv, kamshprehur dhimbjen njerëzore për mijëra “jo viktimat”, pordëshmorët e luftës kundër terrorizmit barbar.
Ndërsa në këtë artikull, do përpiqem të hedh dritë me: (I) konsideratat gjeopolitike rreth sulmit terrorist; (II) historinë e konfliktit dhe përpjekjeve për paqen në rajon; (III) peshimin(edhe pse s’ka të krahasuar) të fuqisë ushtarake; (IV) rekomandime për rikthimin e bashkëjetesës paqësore, si dhe (V) impakte dhe këshilla gjeopolitike për aktorët politike të Tiranësdhe Prishtinës Zyrtare. Më konkretisht:
I. Shtatë mësime & 7 mesazhe strategjike nga akti terrorist i7 Tetorit 2023:
Së pari, për të dy shtetet sovrane (R.Sh & Kosovë) të njëKombi nuk ka opsion të dytë, përveçse ti bashkohej/t pa hezitim”flamurit të solidaritetit të mbarë botës së qytetëruar” duke dënuar pa hezitim frymëzuesit politik dhe autorët e aktevekriminale të Hamasit, të cilët duke goditur barbarisht mbipopullsinë e pafajshme Izraele, e skalitën 7 Tetorin 2023 si njëndër aktet terroriste nga më çnjerëzoret në historinë moderne të njerëzimit.
Nga ana tjetër, më e pakta i gjej qesharake që “opinionistë të vetë-prangosur nga sindroma e Stockholmit” i risjellin opinionitoshilacionet gjeopolitike të Enver Hoxhës: “Izraeli një koburenë duart e SHBA/UK…., një Shtet i krijuar nga imperializmi dhe sionizmi reaksionar”.
Së dyti, përtej emërtimit patriotiko-fetar (HAMAS = Lëvizja e Rezistencës Islamike) “terroristët e pa Fe” që çirren si monstra: “Allāhu ʾakbar ose Zoti është i madh” edhe pasi vrasinbarbarisht qytetarë të grumbulluar në festë publike; kur u presinkokat fëmijëve të pafajshëm; kur marrin zvarrë pengjepleq/gjyshër, gra dhe vajza, apo edhe kur përdorin si barrikada(ç) njerëzore bashkëqytetarë nga Rripi i Gazës”, kurrësesi nukkanë të përbashkët me kuranin dhe as me vlerat e fesëIslame !
Në të kundërt, frymëzuesit që fshihen si minj në transhetë e Rripit të Gazës, e keqpërdorin fenë për axhendën e tyre politikedhe i diskreditojnë vlerat e besimit Islam, që në asnjë rrethanënuk frymëzon vrasjet makabre. Në të kundërt, si besimet e tjerakomplementare, edhe ajo Islame mbjell paqe, tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë paqësore, pavarësisht Fesë, etj.
Së treti, ende mbetet në kuadrin e teorive konspirative nëse kyakt ishte “klonuar nga Kremlini në kokën e terroristeve të Hamasit”, por është e sigurt, që ky akt-barbar, i shërbenpërpjekjeve të dëshpëruara të RusisëPutiniste, për të hapur njëfront të ri lufte krahas asaj në Ukrainë. Por do të dështoje, ashtusi në përpjekjen për ta tërhequr Kinën në luftë me Tajvanit; apopër ta frymëzuar Beograd-in deri në marrëzinë e “pushtimitushtarak të veriut të Kosovës, e cila prej Marrëveshjes sëKumanovës (06/1999) mbetet ende nën përgjegjësinë e trupavetë NATO-s/KFOR-it“.
Së katërti, ashtu si 11 Shtatori 2001, edhe kjo ngjarje demonstroijo vetëm “dështimin e frikshëm” të inteligjencës Izraelite, por 7 Tetori 2023, konfirmoi gjithashtu se, “garancia 100% temëvetësia e mbrojtjes strategjike si dhe imunitet 100 % në luftënkundër terrorizmit nuk ka për të patur”. Bashkë me këtë mësim, del domosdoshmëri kritike, për të bashkëpunuar në luftën me të keqen e përbashkët/terrorizmin.
Së pesti, në Kremlin, Iran, Korenë e Veriut, dhe gjithandej(përfshi në Shqipëri) në mendjet e ndryshkura duke u përpjekurti japin dimension fetar dhe “legjitimuar” aktit terroriste, që: “vret barbarisht apo ngre barikada/pengje me trupa njerëzorë të pafajshëm”, kanë vënë në sprovë, të drejtën sovrane dhe ndërkombëtare (artikulli 2 dhe 51 i kartës së OKB) të vendimmarrjes për (vetë) mbrojtjen me çdo çmim të integritetitteritorial, të jetës së qytetarëve dhe përdorimin e fuqisëushtarake të Izraelit deri në asgjësimin e autorëve, terroristeve të Hamasit.
Së gjashti, ndërsa përtej rrethanave specifike të Izraelit përmbijetesë, “ushtrimi i të drejtës së hakmarrjes shëmbullorendaj terroristëve”, vjen edhe si një sfidë dhe kambanë e përbotshme, pasi: “nëse terroristet e Hamasit, duke vrarë/therurfëmijë të pafajshëm apo duke përdorur si barrikada, pengje, pleq/gjyshër, vajza dhe gra, etj. akte çnjerëzore”, do të gjunjëzojë Izraelin, nuk do krijonte kjo një preçedent fatal për të hedhur në erë rregullat, sistemin e sigurisë dhe vlerat e qytetërimit ?
Ndërsa, për këdo kalemxhi të mirëpaguar, pyetja mbetet: “nëseIzraeli dorëzohet sot, dhe nesër në një akt të ngjashëm kështu do gjunjëzohej edhe Washingtoni, Berlini, Londra, Parisi dhe çdovend demokratik ndaj terroristeve çfarë pasojash do të ketë mbi paqen, shoqërinë njerëzore, harmoninë fetare, bashkëjetesënpaqësore” ?!
Nga ky këndvështrim, pra kur Izraelit nuk mbetet opsion tjetër, “hakmarrjen shembullore ndaj organizatës terroriste të Hamasit”, e gjej në të drejtën e mbijetesës si dhe kontribut përtë mbrojtur vlerat e mbarë botës së qytetëruar” !
Së shtati, mbështetja diplomatike nga vendet demokratike si dhe prezenca e menjëhershme ushtarake e ShBA në rajon (e cilakonfirmon “me vepra” mbështetjen pa kompromis të Izraelit në luftën me terrorizmin) është jo vetëm për shkak të një lobi të fortë në vendimmarrjet e Washingtonit. Ndërsa kështu, marrëdhëniet ShBA-Izrael meritojnë edhe një koment shtesë: “shumica dërrmuese e 194 shteteve (përfshi Shqipërinë) e kanëvetëshpallur ShBA aleat strategjik, ndërsa Izraeli është ndër të vetmet shtete të konfirmuara zyrtarisht nga Washington-i si aleatStrategjik për mbrojtjen e interesave gjeopolitike të ShBA-ve në rajon”!
II. Historia e konflikteve dhe e përpjekjeve për paqe :
Përtej aktit terrorist të 7 Tetorit, konfliktet dhe përpjekjet përpaqe në Rajon kanë një histori të gjatë dhe i ka rrënjët në “Palestinën historike”, që përfshin Izraelin e sotëm, BregunPerëndimor dhe Rripin e Gazës.
Nga ana tjetër, konflikti edhe pse rrotullohet brenda“dimensionit fetar” mbetet një çështje e rrënjosur thellë dhe e shumëanshme, që përfshin çështje të territorit, refugjatëve, sigurisë, identitetit dhe interesave kombëtare. Me këtë rast, sjellim në vëmendje disa nga ngjarjet peshë nga fundi i shekullittë 19-të – fillimin e shekullit të 20-të:
Siç mund te dihet gjerësisht, në fund të shekullit të 19-të, komunitetet hebraike anembanë Europës u përballën me persekutim dhe diskriminim, ndërkohe lëvizja zioniste, e udhëhequr nga Theodor Herzl, u shfaq si projekt për krijimim e një atdheu hebre në Palestinë.
Pas Luftës së Parë Botërore (1947), Kombet e Bashkuarapropozuan një plan paqe i cili rekomandonte ndarjen e Palestinësnë dy shtete, hebreje dhe arabe, me Jerusalemin si qytetndërkombëtar. Ndërsa udhëheqësit hebrenj e pranuan planin, udhëheqësit arabë e refuzuan kategorikisht. Më 14 maj 1948, David Ben-Gurion shpalli themelimin e Shtetit të Izraelit. Të gjitha shtetet arabe, duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë, Sirinëdhe Irakun, e kundërshtuan dhe u përfshin në Luftën e ParëArabo-Izraelite.
(1950-1960): Në vitin 1956, Izraeli, së bashku me Britaninë dhe Francën, pushtuan Egjiptin gjatë krizës së Suezit por presionindërkombëtar dhe rrethanat e luftës së ftohtë, i detyroi të tërhiqeshin. Lufta gjashtë ditore (1967): Konflikti 6 ditormidis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, përfshiu Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë, rezultoi me pushtimin nga Izraeli të Gadishullit Sinai, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Lufta e Yom Kipurit (1973): Egjipti dhe Siria filluan një sulmtë befasishëm ndaj Izraelit gjatë festës hebreje të Yom Kipur, porIzraeli jo vetëm e zmbrapsi sulmin, por mori edhe më shumëterritore. Marrëveshjet e Camp David (1978): të ndërmjetësuaranga SHBA, i normalizuan marrëdhënieve midis Izraelit dhe Egjiptit, i cili u bë vendi i parë arab që njohu Izraelin.
(1987-1993): Protestat dhe kryengritjet palestineze kundërpushtimit izraelit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazësshënuan Intifadën e Parë. (1993): Negociatat sekrete të Marrëveshjet e Oslos, themeluan Autoritetin Palestinez dhe siguruan një kornizë për vetëqeverisjen në pjesë të BregutPerëndimor dhe Rripit të Gazës.
Përpjekje të tjera, si Samiti i Camp David (2000), Samiti i Tabës(2001) dhe Konferencën e Annapolis (2007), nuk kanë arriturgjithësesi të prodhojnë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme në rajon. Marrëveshjet e Abrahamit (2020): Izraeli normalizoimarrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe duke thyerqëndrimin tradicional arab për mosnjohjen e Izraelit pa njëzgjidhje për çështjen palestineze.
III.Mbi kapacitetet/fuqinë ushtarake së Izraelit (FMI) dhe organizatës militante (terroriste) Hamas.
Fuqia ushtarake midis Izraelit dhe Hamasit, janë tërësisht të pakrahasueshme, pasi Izraeli është një shtet sovran me njëushtri të modernizuar, ndërsa Hamasi është vetëm një organizatëmilitare/ushtarake. Megjithatë:
Fuqia ushtarake e Izraelit: Ka një forcë të armatosur prej rreth160-170 mijë forcë aktive (shërbim i detyrueshëm ushtarak) sidhe rreth 500 mijë forcë rezervistë. Forcat e Mbrojtjes sëIzraelit (IDF) përbëhen nga forcat tokësore, forcat ajrore, forcatdetare si dhe njësi të specializuara.
Ka një industri të avancuar të mbrojtjes dhe merr ndihma dhe mbështetje të konsiderueshme ushtarake nga ShBA. Posedonsisteme të avancuara të armëve, duke përfshirë: Iron Dome, njësistem anti-raketë i krijuar për të kapur dhe asgjësuar raketat dhe predha artilerie si dhe Sistemi Arrow që është një familjeraketore anti-balistike; Avionë luftimi të avancuar, duke i dhënëIzraelit epërsi ajrore të pakonkurueshme në rajon. Zotëronpo ashtu Tanket Merkava të gjeneratës së fundit, që po i shohimedhe në shtetërrethimin e shpallur mbas aktit terrorist të 7 Tetorit.
Pavarësisht “dështimit” në këtë rast, Izraeli konsiderohet liderglobal për kapacitetet Inteligjencës dhe sigurinë kibernetike, fushë që po bashkëpunon edhe R.Sh, Kosova dhe vendet e tjeratë rajonit të Ballkan.
Fuqia ushtarake e Hamasit: Harakat al-Muqawama al-Islamiya (Levizja e Rezistencës Islamike), themeluar në 1987, organizatë politike & ushtarake (e shpallur terroriste ngaShBA/BE) që kontrollon Rripin e Gazës, pjese e territorevePalestineze, ka prezencë edhe në West Bank.
Aftësitë ushtarake përbëhen kryesisht nga forca të parregullta të inkuadruara në Brigadat Izz ad-Din alQassam. Aktualisht, kadisa mijëra luftëtarë aktivë si dhe mund të rekrutojë një numërmë të madh rezervistësh. Është i njohur për rrjetin të gjerë të tuneleve në Gaza, i cili përdoret për kontrabandë dhe sulme të befasishme, si dhe në sulmin terrorist të datës 7 Tetor 2023.
Zotëron kryesisht armët të lehta si automatikët dhe mitralozët qepërdoren për luftën terroriste dhe guerile, ndërsa eksplozivët, raketat dhe mortajat që përdoren ndaj Izraelit si armë kryesore e shantazhit. Gjithsesi përtej befasisë dhe dështimit në rastin e 7 Tetorit, mbi 85 % e raketave të Hamasit janë kapur dhe asgjësuarnga sistemi i “Kupolës së Hekurt të Izraelit”.
Në përmbledhje, kurrësesi Hamasi nuk ka as tiparet, as strukturën e C2; as kapacitete dhe as aftësi për tu krahasuar me fuqnë ushtarake të një komb sovran si Izraeli. Për më tepër, Izraeli ka kapacitete dhe fuqi ushtarake jo vetëm për ta “mposhtur Hamasin” por për t’u përballur dhe dominuar të gjitha vendet Arabe së bashku.
IV. Parime dhe rekomandime për zgjidhjen e konfliktit dhe rikthimi te masat të ndërtimit paqes në rajon:
Paraprakisht më duhet të qartësoj fortë se, për sa trajtoj në këtëopinion, kurrsesi nuk kanë të bëjnë me zgjidhje shteruese aq mëpak paragjykime mbi sovranitetin territorial, identitetetkombëtare, apo rrënjët e konflikteve mes Izraelit dhe vendeveArabe. Gjithsesi, po paraqes disa rekomandime për situatën pas dhe përtej rastit të fundit:A. Për situatën mbas 7 Tetorit: vendet në konflikt, komunitetindërkombëtar, NATO/BE, etj duhet ta dënojnë zyrtarisht se pa asnjë hezitim aktin terrorist të 7 Tetorit 2023, në vazhdën aktevekriminale të Hamasit që minojnë bashkëjetesën paqësore mespopujve në rajon dhe kërcënojnë balancat gjeopolitike dhe vlerate qytetërimit.
Për më tepër nuk ma lejon as, grada e lartë ushtarake (gjeneral*) por as eksperienca në NATO të bëjë “moralizime populiste” mbidetyrimet kushtetuese ndaj Forcave të Armatosura të Izraelit përmbrojtjen e jetës së qytetarëve, si dhe as më pak ta paragjykoj të drejtën që ka Izraeli të përdorë në mënyrë të përshkallëzuarfuqinë ushtarake (përfshi hakmarrjen shembullore për ta asgjësuar dhe shkulur nga rrënjët Hamasin), për të rivendosurgjendjen në terren si dhe besimin e qytetarëve Izraelit testandardet e sigurisë.
Ndërsa, frymëzuesit dhe terroristët duhet të çohen sa më shpejttë jetë e mundur para drejtësisë Izraelite dhe Gjykatësndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Sigurisht duhetvetëpërmbajtje dhe respektimi konventave ndërkombëtare, duke përdorur arme me preçizon të lartë kundër terroristëve, infrastrukturave dhe lidhjeve të Hamasit; duke hapur korridorehumanitare dhe mjekësore për popullsinë civile si dhe duke shmangur në maksimumin e mundshëm viktima të pafajshme(megjithëse në masën 100 % është mision i pamundur).
Thënë këto, në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të duhettë ndalen përpjekjet diplomatike nga Izraeli, vendet Arabe dhe komuniteti ndërkombëtar. Më tej për të krijuar frymën e mirëbesimit do duhet një akt falje si dhe një marrëveshjeparaprake me faktorët lokal te moderuar që zgjidhjen e konfliktitdhe bashkëjetesën paqësore nuk e shohin kurrsesi nëpërmjetakteve terroriste. B. Ndërsa përtej aktit terrorist të 7 Tetorit, situata në terrendhe historia e pas-konflikteve na mëson se rruga drejt paqeskërkon përkushtim, kompromis dhe përfshirje të të gjithëfaktorëve relevant.
Edhe konflikti izraelito-arab është një çështje kompleksegjeopolitike e shtrirë në dekada dhe që përfshin një morifaktorësh historikë, fetarë, kulturore, territorialë, identitetinkombëtar, interesa ekonomike, etj. Prandaj, një zgjidhje e qëndrueshme përfshin adresimin e ktyre faktorëve dhe sigurishtdo duhet të prevalojnë mekanizmat diplomatike mes Izraelit, Palestinës dhe vendeve të tjera.
Një opsion i diskutuar gjerësisht si zgjidhje është krijimi i dyshteteve sovrane, Izraelit dhe Palestinës, që do të përfshintenegociatat për kufijtë, refugjatët dhe Jerusalemi si kryeqytet ipërbashkët për të dy vendet sovrane. Bashkē me këtë, adresimi içështjes së refugjatëve palestinezë, përmes kompensimit, zhvendosjes ose kthimit sipas kushteve të dakordsuaraparaprakisht.
Masat e mirëbesimit reciprok përfshijnë de-militarizimin, balancat e fuqisë ushtarake dhe garancitë e sigurisë për Izraelin, lirimi i të burgosurve, bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimetkulturore. Sigurisht, aktorët ndërkombëtarë, OKB, ShBA, BE sidhe ata rajonale, kane një rol thelbësor në suksesin e negociatavepër paqe të qëndrueshme.
V. NË SHTESË, si në çdo dhjetëra vlerësime me peshë në fushën e sigurisë, dëshiroj që edhe këtë artikull ta përmbyll me “impakte dhe rekomandime strategjike” për faktorët dhe aktorët në Tiranës dhe Prishtinën zyrtare:
Patjetër që gjej paralele dhe impakte mbi interesatmbarëkombëtare, pasi sulmi terrorist i Hamasit ndodhi jo rastësisht vetëm 2 javë mbas aktit terrorist, që bandat mercenaretë frymëzuara nga oshilacionet e Ministrit të Millosheviçit dhe interesat e Rusisë-Putiniste, ndërmorën ndaj Kosovës.
Gjithashtu dua ta përsëris se “jo për meritë të protagonistëve të mbi-pushtetshëm, që mjerisht as rezolutën të përbashkët (në letër) mes dy Kuvendeve nuk munden të realizojnë”, por falëgjakut të dëshmorit të kombit Afrim Bunjaku dhe profesionalizmit elitar te FSK si dhe mbështetjes së aleatëvestrategjik
(USA/NATO), Kosova fitoi një betejë historike: “duke shmangur një skenar të Krimesë për t’i kthyer manastiret e Kosovës në depo armësh, bunkerë terroristesh dhe barikada të civilëve te pafajshëm”!
Nuk mund të mos shpreh neverinë ndaj një përpjekje për të baraz(sh)vlerësuar përpjekjet e çlirimtarëve të Kosovës me ato të grupit terrorist të Hamasit! Përtej “revoltës patriotike“, përgjigjaështë e vërteta, që: “në asnjë rast të vetëm nuk janë goditurpopullsia e pafajshme; kurrë nuk janë marrë pengje fëmijë, pleq, gra apo vajza Serbe”. Përkundrazi, projekti i shenjtorit Rugovaprivaloi dhe me ndërhyrjen legjitime të NATOs Kosova u çliruanga pushtuesit Serb.
Thënë këto, Tirana dhe Prishtina zyrtare do duhet të konfirmojnësolidaritet dhe mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin jo vetëmpër shkak të lidhjeve historike dhe reciprocitetit të mirënjohjesqë ka Izraelit ndaj kombit tonë për shpëtimin e Hebrejve nganazistët gjatë Luftës II-të botërore, por edhe për tu rreshtuar pa kompromis krah ShBA-ve (aleate strategjike e Izraelit) që kaluajtur rol përcaktues jo vetëm për çlirimin dhe faktorizimin gjeopolitik të Kosovës, por edhe specifikisht për njohjen si”surprizë e mençur” në dhomën ovale (në kuadër të Projektit të Presidentit Trump) nga Izraeli në kuadër të paketës 12 miliard €, përfshi autostradën e paqes, linjën hekurudhore, portin në ujërate thella të Adriatikut, etj.
Ndërsa e risjellë në kontekstin e interesave gjeopolitike, kombi ynë ka arsye të forta ndërsa autoritetet shtetërore e kanë detyrimshtetëror jo vetëm të “vendosin numër telefoni për të ndihmuarbashkëqytetarët Shqiptare për transportin nga zonat e konfliktit” por dhe të dënojnë “me një zë të përbashkët” terrorizmin si dhe të mbështesin përpjekjet e Izraelit në këtë betejë me të keqen e përbashkët/terrorizmin.
Në përmbyllje përsëris se “përtej luftës, paqja mbetet mision ivështirë por opsioni i vetëm”. Kështu jam besimplotë se Izraelijo vetëm do t’i ndëshkojë në mënyrë shembullore terroristet porpaqja dhe vlerat e qytetërimit do të triumfojnë mbi terroristet e Hamasit, Rusinë-Putiniste, Kim-Jong-un, Iranin dhe ndaj çdomendje tjetër të deformuar në botë.
*Ekspert për SK, Rajonin & NATO,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut;
Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të R.Sh;
Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO.