Duket se gjithçka është gati për samitin e Procesit të Berlinit, që mbledh sot në Tiranë liderët europiane dhe ata të rajonit.
Si i zoti i shtëpisë, kryeministri Edi Rama ka dalë nga zyra e tij, për të pritur liderët në një tapet të kuq të vendosur para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Zoti Rama do të presë të gjithë liderët, deri sa të nisë dhe sesioni i parë i punës, që do të jetë në orën 12:00. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Piramidës.